O pinjoll i Anadollit
që mbushë barkun me dhambë t´Stamollit,
a t´ka shku menja nojherë
që për dalje s´i le derë,
bahesh kaps e shkon i mjerë?!
që mbushë barkun me dhambë t´Stamollit,
a t´ka shku menja nojherë
që për dalje s´i le derë,
bahesh kaps e shkon i mjerë?!
O azgani i Davletit
që ia han "gidenë" miletit,
t´ka msu marrja e jo nana,
me thurë prralla me sulltana,
me hamzaja e ballabana!
që ia han "gidenë" miletit,
t´ka msu marrja e jo nana,
me thurë prralla me sulltana,
me hamzaja e ballabana!
O "struçnjak" i tregtisë,
mik kumbarësh të Serbisë,
i Bogolubit e Mirolubit,
për pare je nana e cubit,
e për nga mendja je dud i dudit!
mik kumbarësh të Serbisë,
i Bogolubit e Mirolubit,
për pare je nana e cubit,
e për nga mendja je dud i dudit!
Po a lat´ gja t´zezë pa ba,
në këtë vend ku dhe kah,
hë ju vrafshin pleshtat n´burg,
mos ju pshtoftë mjek, hoxhë as murg,
gjithmonë kjet grremç e kurrë tërfurk!?
në këtë vend ku dhe kah,
hë ju vrafshin pleshtat n´burg,
mos ju pshtoftë mjek, hoxhë as murg,
gjithmonë kjet grremç e kurrë tërfurk!?
Në më raftë dhimbje për ju,
më baftë dreqi gur e dru,
ju që s´keni dhimtë për popull,
sall n´hajni e n´hile rrotull,
e hangshi veten nër kërdhokull!
...
më baftë dreqi gur e dru,
ju që s´keni dhimtë për popull,
sall n´hajni e n´hile rrotull,
e hangshi veten nër kërdhokull!
...
0 comments:
Post a Comment