Friday, August 11, 2017

Arqile Gjata: Ku shkoni, o të plakur...?


Çapiten nëpër ajër të kohës,
kukurisin me pak zë grumbuj të moshuarish.
-Ku shkoni, o të plakur,
nëpër mjegullën e bardhë?
Jeni hallexhinj
deri në shpirt të thinjur.
* * *
Tani nuk ka lojëra për ata,
veç fjalës që ua dhurojmë
a belbëzimin e një foshnje.
Mbetur me veten,
qeshin me fytyrën plakushe të tyre
dhe ëndërrojnë kujtimet e së djeshmes
varur në kopshtin e lodrave.
Në gramë të shpirtit
ndihen pëshpërima buzësh
që dikur puthën.
Të ecin duan, diçka më tutje, ashtu,
me gjysmë fryme, ecin...!!
nga a.gjata

0 comments:

Post a Comment