Monday, August 7, 2017

Arqile Gjata: NË VITIN 3942 DO LIND UNË PËRSËRI…


Për gjithë ata që besojnë tek “ëndrrat”në ditë vere!
Sa po lexova një shkrim
për disa drurë, rritur lartësive…
Në Qershor 3942, do të lind Unë përsëri,
kështu më thanë një natë në ëndërr.
Dielli do shtyhet në honet qiellore
në një botë tjetër të çuditshme.

Në realitete ëndrrash
do vij si ndonjë shtegtar
me trishtime të begata.
Ringjallja si një heshtje e bukur,
vjen si një ikje nga rruga e qiparisave.

Ringjallja lakmon
dashurinë e humbur dikur.
Në vitin 3942
do të jem legjendë ose qytet i braktisur,
si në përrallë...
ëndërroj për një jetë më të bukur!

0 comments:

Post a Comment