Nuk të vjen ty fare turp hiq
na del në skenë lakuriq,
a thua vallë nuk mendon
kur lakuriqësinë e publikon!
E mbush ekranin me lakuriqësi
a thua vallë nuk sheh me sy,
trupin na e qet në pazar
ti moj e mjerë, oj e gjorë!
Pse nuk ndalesh e të mendosh
se trupi nuk shitet për lekë e grosh,
lakuriqësia mos vallë të jep vlerë
kur na del e çveshur në skenë!
A ka vallë gjë më të shëmtuar
lakuriqësinë për ta publikuar,
ta ekspozosh në vende publike
si nuk të vjen turp, ty moj “mike”!
Eh moj “mike”, “mike” e gjorë
seç na i bëre edhe fëmijët horë,
duke shikuar në ekrane lakuriq
si mbetët vallë ma turp e pa miq!
A thua vallë nuk shihni fare dritë
kush ua ka verbuar juve sytë,
mos vallë keni humbur në asfalt
e nuk ju shohin sytë juve aspak!
Eh, ti moj “mike”, moj ti e shkretë
nuk shitet trupi në skenë për lekë,
do të vij një ditë kur do pendohesh
do të të ikë treni e do të vonohesh!
OH, ZOT…
Oh, Zot seç po shohim për çdo ditë
mos vallë na janë verbuar sytë,
si e mendon dikush këtë jetë
me kërthizën jashtë lakuriq pa brekë.
A thua vallë nuk shohin me sy pak
në vende publike na dalin cullak,
thonë se kështu na e preferon moda
oh, Zot si na i duron qilli edhe toka.
Oh, Zot a e venë disa gishtin në kokë
e të mendojnë me mendjen e tyre dot,
seç na çirren këto shtriga me miza
vlera e tyre nuk ia vlen as sa gjiza.
Oh, para fëmijëve çvishen lakuriq
e përdridhen pa fije turpi për miq,
në ekrane zhvishen si pulat pa brekë
shesin trup e moral vetëm për lekë.
Ekranet mbulohen me lakurqësi të fëlliqtë
para fëmijëve përdoret një fjalor i ndytë,
oh, Zot si po na i duron qielli edhe toka
deri kur duhet duruar këto të qelbura koka.
PËRSHËNDETJE...
Të përshëndes ty mike laraskë
që këndon hypur mbi glacë,
të fala të bëj edhe ty miku hut
të lutem më ngadalë, mos u ngut.
Eh more hut e ti moj laraskë
kënga nuk këndohet mbi glacë,
ate e këndon bilbli në pranverë
në kopshtin e mbushur me erë.
Të fala ju bëj ju përshëndes shumë
ndaleni këngën e mos bëni zhurmë,
kënga nuk është për huta e laraska
të këndohet mbi çati e mbi glaca.
Le të këndojnë bilbilat në pranverë
atje te kroi ku lulet lëshojnë erë,
historinë e shkruajnë pak ngapak
që në fusha e male kanë derdhë gjak.
Eh, more ti hut, e ti moj laraskë
historia nuk shkruhet me glacë,
jo nuk na shkruhet me reçeta
e as me referate e me tungjatjeta.
Më ngadalë moj laraskë e mos bluaj
historia nuk shkruhet me gjakun e huaj,
edhe ti more hut më ngadal o plak
se nuk ke derdhur asnjë pikë gjak.
Ikni larg, o ju huta e ju laraska
historia nuk shkruhet me glaca,
e shkruajnë ata që kanë derdhë gjak
jo ju që jeni duke fjetur mbi referat.
PO VUAJ E PO TRETEM...
Shpirti po më digjet, lotët më mbytën
për ju po vuaj, nuk jap karrigën,
edhe pasi të vdes nuk do të harrohem
për ju do të digjem si qiri do të kullohem.
jetën do ia fali të dashurës karrigë,
avulli nga trupi mua seç po më del
ditë e natë tambël nga ju dua të mjel.
Do të vuaj o populli im unë për ty
e për ty, o atdhe, jam duke u shkri.
do të tretem për ty e do të venitem
për ju edhe ëndërr e shoh karrigën.
O, populli im ku të kam e ku më je
për ty jam duke vuajtur, o atdhe,
po digjem e po tretem unë për ju
sa shumë po vuaj e sa shumë ju du.
Shpirti seç po më digjet mua flakë
tenderat ëndërr po i shoh për çdo natë,
do të digjem e do bëhem shkrumb e hi
atdheu im i dashur, sa shum’vuaj për ty.
0 comments:
Post a Comment