Sunday, August 20, 2017

Ramiz Kuqi: NJË ZË NË MESNATË


(Shkëputur nga një tregim)
Ishte ora tre e natës. Gjumi i kishte ikur A. Ai u kthye herë majtas e herë djathtas, po as në imagjinatë nuk e zuri atë . Heshtja kishe pllakosur në dhomë. U zgjua . Hapi dritarën e dhomës . Nga brenda veneroi dritën e hënës që kishte shpërndarë tërë atë shkëlqim si margaritar mbi kopshtin e mbushur me lule dhe trëndafila, të cilat po të mos i kishte ujitur me dashuri e kujdes, do t'i kishte lëshuar shpirti moti.
Hapi derën, të cilën as vetë nuk e kishte të qartë se si e kishte mbyllur kur ishte shtrirë, i lodhur . Ndoshta vapa e tepruar, ndoshta dhembja e kryqëzave e kishte lodhur atë verë. Zbriti shkallët duke u mbajtur për parmakët e lëmuar mrekullisht nga dora e Astritit, një mjeshtër i moshuar që punën e zdrukthtarisë e bënte me pedantëri.
Kur doli në oborr, një puhizë e lehtē iu derdh nëpër fytyrë dhe, nē ato çaste, ndjeu një freski.
Nga larg dëgjoi një zë burri" ohoooo", zê qē u shpërnda me furi andej malit. Pas pak të lehura qensh me ulērimë. Në atë heshtje iu duk se foli me veten, por përgjigje nuk mori."A thua kush ishte ai njeri në ato orë të vona të natës që lëshoi atë zë disa herë? Ç'farë e kishte po kërkonte? Ndonjë lopë?".
Ndoshta mërmeroi duke dashur të mësojë të vërtetën.
Ai zë e përcolli edhe në shtrat.E zëra tē përzier dëgjoi të vinin edhe nga shpati i Kodrës së Vollzës, zëra të rinjsh e mbushën natën me të qeshura "Haha". -Ç'bënin ata në ato orë të natës atje? Palonin drutë që i prenin prindërit e tyre pamëshirë dhe ata, i ngarkonin natën për t'i shitur?
Po, po-, janë drutë e Tushit ato. Ai pret tërë ditën me sharrën e tij dhe shkatërron ambientin aq të bukur dikur. Po ajo zburmē e futi në meditime A. dhe , e ktheu për disa vite pas. Te ajo Kodēr ai dikur i kishte kullotur bagëtinë dhe kishte ndarë çastet më tē bukura të jetës së tij. I krijoi dhembshuri dhe nostalgji.
Një zë në mesnatē!
19.8.2017

0 comments:

Post a Comment