Me flakë rufeje e llavë vullkani
Mos ma digjni shpirtin tim
Dhe zemrën mos ma përvëloni
E trupin mos ma dërmoni.
Dhe zemrën mos ma përvëloni
E trupin mos ma dërmoni.
Ik ty mallë - ty mallëngjim
Mos sjellni ëndrra kaherë ikur
Mos provoni ta ndezni dritën
Nga fortuna kohësh që moti fikur.
Mos sjellni ëndrra kaherë ikur
Mos provoni ta ndezni dritën
Nga fortuna kohësh që moti fikur.
Ik ty mallëngjim dhe ik ty erë
Lule pa ujë për t`i vaditur
Dhe pa rreze dielli për t`i ndritur
Mos më sjellni asnjëherë.
Lule pa ujë për t`i vaditur
Dhe pa rreze dielli për t`i ndritur
Mos më sjellni asnjëherë.
Dhe pa dashuri për t`i ledhatuar
Dhe pa aromë për t`iu shijuar
Dhe pa shpresë për mos t`u vyshkur
Lule mos sjellni në këte tokë copëtuar.
Dhe pa aromë për t`iu shijuar
Dhe pa shpresë për mos t`u vyshkur
Lule mos sjellni në këte tokë copëtuar.
Ik ty mallë - ty mallëngjim
Lermani mendimin qetësisht të lundëroj
Gjakun vluar oksigjen i ri t`a freskoj
Një diell i ri dhe një herë të agoj.
Lermani mendimin qetësisht të lundëroj
Gjakun vluar oksigjen i ri t`a freskoj
Një diell i ri dhe një herë të agoj.
Zemratë shqiptare t`i bashkoj
Flamuri i arbërit të valoj
Engjuj parajse të sjellin shqim
Me aromë dashurie për kombin tim.
Flamuri i arbërit të valoj
Engjuj parajse të sjellin shqim
Me aromë dashurie për kombin tim.
Ah more mallë – more mallëngjim
Me shpatë zjarri mos m`i këput rrugët
Nga gjyshërit kaherë filluar
Me eshtra zogjësh ndërtuar.
Me shpatë zjarri mos m`i këput rrugët
Nga gjyshërit kaherë filluar
Me eshtra zogjësh ndërtuar.
Me lot nënash ujitur
Me lumenjë gjaku mbushur
Me zjarre shpirti kalitur
Me kurora nuseshë stolisur.
Me lumenjë gjaku mbushur
Me zjarre shpirti kalitur
Me kurora nuseshë stolisur.
Ah! ty mallë - ty mallëngjim
Pezull q`po m`i mbani
Ndjenjat dhe shpirtin tim.
Pezull q`po m`i mbani
Ndjenjat dhe shpirtin tim.
Ah! ty mallë - ty mallëngjim…
0 comments:
Post a Comment