Thursday, August 17, 2017

Petrit Menaj: ☆ H E R O I I M ☆


Dëshmorit Ismail Mehmeti

Dëshmorë njëlloj për ne janë
Të gjithë bashkë kishin një qëllim
Një shtet për mbarë shqipëtarët
Dhe me armë kërkuan bashkim.

Ismaili Mehmet burrëria
S'harrohet, por mbetet në emblemë
Ismail Mehmet trimërija
Luftojë me pushkë dhe me penë.

Ndaj e kam hero brenda shpirtit
E mbaj gjallë se vërtetë e ka hak
Sikur unë të vdisja e të ngjallesha
Doja nga Ismsilit të kisha pak.

Doja që të kisha bukurinë
Moshën djaloshare me shkëlqim
Doja si Ismailin të më donin
Për zgjuarsi edhe për guxim.

Si Ismaili doja që të isha
Si ai të kisha aftësi.
Me një të parë armët ti mësoja
Të isha si ai snajper i ri.

Oh sa do doja Ismail të isha
Nga ai të kisha çdo veti
Në shpirt ndaj e mbaj për hero
Por nuk bëhem dot si ai.

Ismaili heroi im
Për mua një legjendë
Dëshmori nuk harrohet
Kur bje lindë dhe një herë.

Ismaili është hero
Për gjithë kombin mbarë
Ismaili do të rrojë
Ashtu si shqipja nanë.

0 comments:

Post a Comment