Seç tu lut babai, nëna seç tu lut,
Nuk ka kund çitjane, si ato të tut,
Si peshqesh i artë, brenda në sënduk …
Qepur me gjëlpërë, përplot dyzet kut…
Nuk ka kund çitjane, si ato të tut,
Si peshqesh i artë, brenda në sënduk …
Qepur me gjëlpërë, përplot dyzet kut…
Përplot dyzet kut, qepur me gjëlpërë,
Veshur e përveshur, oh një palë llërë,
Qëndisën një vit e një mot të tërë,
Prehërin ojna-ojna, brezin sërë-sërë…
Veshur e përveshur, oh një palë llërë,
Qëndisën një vit e një mot të tërë,
Prehërin ojna-ojna, brezin sërë-sërë…
Oh një palë llërë, veshur e përveshur,
Ballin më të ngrysur, buzën në të qeshur,
Një gocë të tillë, kurrë jo s’kam ndeshur,
Me belin e hollë, me kaishe ngjeshur…
Ballin më të ngrysur, buzën në të qeshur,
Një gocë të tillë, kurrë jo s’kam ndeshur,
Me belin e hollë, me kaishe ngjeshur…
Me belin e hollë,, ngjeshur me ushkurë
Me fije sërmaje, endur mbi pëlhurë,…
Këpucët e larta, me taka, si urë,
Me qejf do zvarritej, oh nën to çdo burrë…
Me fije sërmaje, endur mbi pëlhurë,…
Këpucët e larta, me taka, si urë,
Me qejf do zvarritej, oh nën to çdo burrë…
Çitjanet e tua, me cohë të mëndafshtë,
Mëndja, mbeti brenda, sytë mbetën jashtë,
Një jastëk prej guri, një rrogoz me kashtë,
Dalin e teprojnë per të ndenjur bashkë…
Mëndja, mbeti brenda, sytë mbetën jashtë,
Një jastëk prej guri, një rrogoz me kashtë,
Dalin e teprojnë per të ndenjur bashkë…
0 comments:
Post a Comment