Baladë
Kam vite që pres
Kam vite që shkoj
Kam vite që shkoj
Dua Ismail Mehemeti
Të shkoj ta takoj.
Të shkoj ta takoj.
Kush tha se Ismailin
Nuk e paskan parë
Kush tha është plagosur
Kush tha se s’është gjallë!
Nuk e paskan parë
Kush tha është plagosur
Kush tha se s’është gjallë!
Jo Ismail Mehmeti
Është midis nesh
Herë është në Korab
Herë në Drenovec.
Është midis nesh
Herë është në Korab
Herë në Drenovec.
Thonë Ismail Mehmeti
Paska shkuar ca largë
Shikoka kufirin
Që shkau ka marrë.
Paska shkuar ca largë
Shikoka kufirin
Që shkau ka marrë.
Thonë po sheh kufirin
Në Artë e Prevez
Thonë në Çamëri
E ka bërë folen.
Në Artë e Prevez
Thonë në Çamëri
E ka bërë folen.
Ja Ismail Mehmeti
Lulja e trimërisë
Po vjen nëpër këngë
Në ball të rinisë.
Lulja e trimërisë
Po vjen nëpër këngë
Në ball të rinisë.
Po vjen mes këngësh
Me ëndrra plotë zjarr
Se jam shqiptarë
Në mal prap do dal.
Me ëndrra plotë zjarr
Se jam shqiptarë
Në mal prap do dal.
I ri ç’ka se jamë
Di se si t’luftojë
Me të gjitha armët
Shkaun copë e bëjë.
Di se si t’luftojë
Me të gjitha armët
Shkaun copë e bëjë.
Di të dal në mal
T’luftoj shteg më shteg
Nga Mali i Korabit
Gjer në Drenovec.
T’luftoj shteg më shteg
Nga Mali i Korabit
Gjer në Drenovec.
Di të marr Kalanë
Të luftojë ne mal
Hakun e xhaxhait
Nuk e lë pa marrë.
Të luftojë ne mal
Hakun e xhaxhait
Nuk e lë pa marrë.
Hak kam për të marë
Për të gjithë dëshmorët
Amaneti i tyre
Thirrje për gjithë kohët.
Për të gjithë dëshmorët
Amaneti i tyre
Thirrje për gjithë kohët.
Ja Ismail Mehmeti
Është midis nesh
Në mes të Drenovcit
Me një amanet;
Është midis nesh
Në mes të Drenovcit
Me një amanet;
Hej shok e vëllëzër
Kujdes tradhëtinë
Mos e lini luftën
Deri në bashkim.
Kujdes tradhëtinë
Mos e lini luftën
Deri në bashkim.
Mos e lini luftën
Pa luftë s’vejn liria
O sot o kurrë
Do bërë Shqipërija.
Pa luftë s’vejn liria
O sot o kurrë
Do bërë Shqipërija.
Ta bëjmë Shqipërin'
Si te Kastrijoti
Ta bëjmë Shqipërinë
Si e ka dhënë Zoti.
Si te Kastrijoti
Ta bëjmë Shqipërinë
Si e ka dhënë Zoti.
0 comments:
Post a Comment