Tuesday, August 29, 2017

NEHAT JAHIU: BASHKIMI IKOMBIT APO BASHKIMI I INTRESIT?!...


Gjat kohë u fol e u përfol para zgjedhjeve parlamantare se kush me kë do të bashkohet për të mos u përça vota shqiptare. Takoheshin liderët e partive politike shqipare. Formoheshin grupe punësh për të biseduar dhe për ti harmonizuar qëndrimet e tyre që të bashkohen për ditën e zgjedhjeve dhe që vota e shqiptëve të jetë e përbashkët, sepse tani më kishte ardhur koha dhe momenti i fundit o sot, o kurr shqiptarët të dalin në zgjedhje të bashkuar. Dhe bisedat bëheshin herë para opinionit e herë larg syve të tij. Këto iniciativa, këto takime, këto bisede populli me shumë intuziazëm i priste dhe me një dëshirë të madhe gëzoheshin që tani më liderët e partive politike kuptuan dhe u vetëdisuan dhe se duhet patjetër të ulen e të bisedojnë dhe të marrin vendime që votat e elektoratit shqiptarë të bashkohet për të marr më shumë deputetë që do ti përfaqësonin gjat këtij mandati në parlament dhe ku shumë çështje që me vite nuk u realizuan duke u ndarë e përçarë shqiptarët dhe alternativë tjetër për realizimin e të drejtave të tyre nuk ka rrugë tjetër pos të bashkohen , sepse vetëm në këtë mënyrë do ishte zgjidhja e rrugës së drejtë në të cilën duhet të rrugëtojnë partitë shqiptare të udhëhequr nga udhëheqësit e tyre.
E gjithë kjo para opinionit thuhej në deklaratat e liderëve se një gjë e tillë duhet të ndodhë përshkak të interesit kombëtar. Koha e zgjedhjeve parlamentare erdhi dhe kaloi dhe e tërë popullata shqiptare e pa se u bashkuan apo jo votat e shqiptarëve
Dihet mirëfilli se çfarë ndodhi dhe sa u ngriti numri i fituar i deputetve shqiptarë që do ti përfaqësonin shqiptarët në kuvendin e Maqedonisë. Tani më u pa se e bashkuan apo jo votën e shqiptarëve udhëheqësit e partive poltike shqiptare, apo e ndanë dhe në mullirin e kjut e çuan ujin. Këto zgjedhje e zhgënyen shumë popullatën shqiptare. Tani në më 15 tetor po të këtij viti do të mbahen zgjedhjet vendore për kryetarë komunash dhe kuptohet si çdo herë partitë që herët fillojnë të karkulojnë me ide të ndryshme duke dalur me dekalarata të lloj- lojshme përsëri para opinionit.
Ajo që është më interesante që edhe në këto zgjedhje ka filluar të këndohert e njejta këngë nga partitë e sidomos nga përfaqësuesit e partive politike shqiptare. Përsëri ka filluar të flitet ,shkuhet dhe të jepen deklaratë të llojit të ndryshëm nga përfaqësuesit e partive poltikese duhet të garohet në këto zgjedhje vetmas si parti politike me kanditët e tyre komunal apo duhet të garojnë të bashkuar. Populli ka mbetur në udhëkryq, sepse nga gjithë ajo që është deklaruar me vite të tëra nga udhëheqësit e tyre politik në vend të djathit u doli gjizë. Tani mbetet edhe këtë herë në zgjedhjet e 15 dhjetorit se si do të garojnë partitë poltike në shumë komuna të banuara me popullatë shqiptare. Do të garojnë në vete me kanditatët të tyre, o të bashkuar. E gjithë kjo mbetet të shihet . Në fund të këtij shkrimi të shkurtër do të kisha parashtruar para opinionit shqiptarë një pytje. Nëse do të të ndodhë të bashkohen disa parti poltike mes vete në këto zgjedhje .Do të bëhen bëhet bashkim i kombit apo bashkim i interesit?!...

0 comments:

Post a Comment