(Kundrime), 7
I çuditshëm (për gjoja hesape diturie) kjo puna e citimit të filozofëve! Nganjëherë për filozofët thuhet se janë indiferentë përballë realiteteve tragjike. Në fakt, ata duan të jenë shpesh "në anën e kundërt" edhe përkundër fakteve kokëforta të këtij realiteti tragjik. Kësisoj, kur gjatë kohës së Luftës në Kosovë, në Evropë e SHBA pati jo pak filozofë e intelektualë që u shprehën kundër bombardimeve të NATO-s, sikundër ishte Noam Chomsky, një filozof, linguist e intelektual amerikan që dënonte sulmet e NATO-s mbi Serbinë, ashtu sikundër bëri dhe një tjetër filozof francez, Alain Badiou, i përthyer shqip nga një profesor filozofie i Tiranës (jo filozof), Elvis Hoxha. Sigurisht që Chomsky, Badiou e ndonjë tjetër filozof anti-NATO kanë meritat e tyre në punë të shkrimit filozofik, edhe kur mbrojnë krimin millosheviçian! Madje, kishte edhe ndonjë listë "të përbashkët" kundër intervenimit të NATO-s në Kosovë.
1.
Por çka po ndodh me filozofët shqiptarë nga Tirana!
Para disa muajsh (në prag të zgjedhjeve), lexoja një Apel të një grupi intelektualësh nga Tirana që ia drejtonin Kosovës për ta votuar Vetëvendosjen: "Qytetarët e Kosovës meritojnë një qeverisje të drejtë, të pakorruptuar, kombëtare, që do t’u kthejë atyre dinjitetin dhe shpresën për të ardhmen, një qeverisje e cila do të drejtojë punën e përbashkët për ta kthyer Kosovën në një shtet të mundësive të barabarta për të gjithë." Asgjë e keqe me gjoja këtë shqetësim, sikur ky grup intelektualësh të kishte zgjidhur probleme të mëdha “të dinjitetit” brenda Shqipërisë. Në mesin e tyre, pranë emrave të Moikom Zeqos (intelektual e shkrimtar i formatit tej-kombëtar), gjendej edhe emri i filokandidatit të VV nga Tirana, Hysamedin Ferajt – Profesor i filozofisë. Feraj është mohues i kombit shqiptar, mohues i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit - Skënderbeut; po ky Feraj i cilëson Ballaban Pashën e Hamëz Kastriotin hero kombëtarë! Në zgjedhjet e fundit ai shoqëronte A. Kurtin në fushatë zgjedhore! Idetë antishqiptare të Ferajt u plasuan në Kosovë që para luftës (Kosova e shkretë kurrë nuk kishte dëgjuar për mohues shqiptarë të historisë sonë; dinte për mohues sllavë e jo për ata shqiptarë)! Idetë e Ferajt helmuan ajrin e pastër të Kosovës... Madje, edhe një parti si VV, nuk heziton ta ketë në radhët e veta si këshilltar e intelektual të “formatit kombëtar”. Natyrisht, si filozof i tipit Badiou.
Nuk e di që M. Zeqo a e ka lexuar Ferajn që ka doktoruar me teza të tilla antishqiptare si filozof. Te emrat tjerë nuk dëshiroj të hyj kësaj radhe... Por një gjë po e them: kurrë mos ardhtë ai bashkim kombëtar mbi themelet aziatike sheriatizuese!
Meqenëse VV, e vetme, doli e para në zgjedhje, si parti, pas koalicionit fitues, (askush nuk i kontestoi zgjedhjet dhe kjo është mrekullia e demokracisë), i pëlqen ndonjëherë që të dalë edhe me komunikata të "distancimit ideopolitik" gjuhë e huazuar nga ish sistemi jugosllav) si veproi me S. Ramabajën. Por a është distancuar VV ndonjëherë nga qëndrimet antishqiptare të Ferajt!? Asnjëherë, përkundrazi, e ka favorizuar dhe madje më herët edhe e kishte kandiduar këtë FILOZOF për deputet të VV.
Këto ditë na u shfaq edhe një tjetër filozof nga Tirana, Elvis Hoxha, që identifikohet me VV e me apologjetët anti-NATO e anti-Kosovë.

2.
Dikur, për shkak të mençurisë së rrezikshme, Sokrati u helmua, Buda e braktisi tempullin e tij, shtëpinë e tij dhe familjen e tij; ndërsa Jezusi u kryqëzua. Nëse religjioni mbështetet mbi mrekullinë e mbinatyrshme, thuhet se filozofia mbështetet mbi çudinë, dilemën, pyetjet... Kjo e ka shtyrë Platonin të theksonte se "kjo ndjenjë e çuditjes tregon se je filozof, pasi çudia është fillimi i vetëm i filozofisë".
Se a është ende një profesion i rrezikshëm filozofia e vërtetë, kjo është një tjetër punë. Asnjë filozof perëndimor nuk pësoi në kohët moderne, pse dëshiruan të dalin “në anën e kundërt të forcës.” Por cilës forcë?!
Por dallon çudia nga marrëzia, e jo, bie fjala, si frymëzimi i atij filozofi që vret nënën e vet “nga çudia” apo nga “frymëzimi” si veproi Neroni që vrau të vetët...
Dhe paradokset e "identifikimit" me intelektualë të tillë anti-Kosovë, nuk prajnë. Sistematikisht këta dy filozofë anti-NATO e anti-Kosovë (Chomsky, Badiou), janë cituar e citohen nga lexues të Kosovës, e të Shqipërisë që kanë studiuar dijet humanitare ose që kanë prirje anti-NATO apo qëndrime kundër Evropës Perëndimore. Ky union a bashkim prirjesh e qëndrimesh po haset te dy kategori njerëzish: te ata me proveniencë fundamentaliste sheriatizuese dhe te post-stalinistët që gjejnë azil ideor te ideologjitë e tilla totalitare! Revolucionarët e së kaluarës mendonin të rekrutonin brenda radhëve të veta, dikur, elementët e pakënaqur! Sot, ndonjë parti, si proletariat të vetin, i konsideron ato shtresa të sheriatizuara që janë edhe rebele e kryengritëse! Në Kosovë, kush arrin ta marrë për vete këtë “proletariat” të tipit sheriatizues, i fiton zgjedhjet. Prandaj nuk qenka e rastit inkuadrimi në radhët politike, si “repart ideologjik” i filozofëve të tillë të marrëzisë.
Mirë. Filozofët e tillë edhe lexohen ndonjëherë, pse jo, me kënaqësi.
Madje, mund të lexohen mu ashtu si do të thoshte Shekspiri: “Edhe djalli e citon Biblën për qëllimet e tij.”
Përse ndiejnë nevojë filozofët nga Tirana të identifikohen me filozofinë e tillë anti-Kosovë të dijetarëve nga Perëndimi e SHBA!? Për hir të çka-fit?!
Për hir të urtisë?!
Apo për hir të marrëzisë!

0 comments:
Post a Comment