Nëse ua parashtrojmë pyetjen nxënësve të klasës së parë se sa shkronja dhe tingujë ka gjuha shqipe. Përgjigja do të jetë e saktë, sepse ata ( ato) do të thonë numrin e saktë të shkronjave dhe tingujve të alfabetit, por nëse pyetjen e njejtë ua parashtrojmë disa mësuesve, profesorëve, magjistrave, doktorave të shkencave, poltikanve etj edhe ata ( ato) do të japin ndoshta të njejtën përgjigje të saktë sikurse nxënësit e klasës parë
Por, nëse marrim të lexojmë një shkrim të shkruar nga një nxënës i klasës së parë a thua do e shohim se ai ka përdor të gjitha shkronjat nëshkrimin e tij. Unë do të kisha thënë se nxënësi i klasës së parë gjatë të shkruarit të shkrimit të tij në fletore ka përdrur të gjitha shkronjat e alfabetit të gjuhës së tij amtare shqipe.
Po nëse të njejtën gjë do e bëjmë për të lexuar ndonjë shkrim të ndonjë mësuesi, profesori, magjistri, doktori të shkencës, poltikani etj., a thua në atë shkrim do i hasim të gjitha shkronat?!
Përgjigja ime do të ishte jo. pse do të ishte përgjigja jo?...
Do të ishte, sepse nxënësi i klasës së parë gjatë të shkruarit i ka përdorur në shkrimin e tij të gjitha shkronjat dhe asnjë shkronjë nuk e ka ngrërë, ndërsa një numër i të tjerëve që i përmenda më lartë e kanë përgjysmuar alfaten shqip duke ia ngrërë gjysmat e shkronjave dhe duke folur poashtu i kanë ngrërë gjysmën e tingujve.
Jemi dëshmitarë të përditshëm duke dëgjuar dhe lexuar në kohën e fundit në media gjithëçka nga njerëz të profesiuoneve të ndryshëm.
A thua vallë ndalemi ndonjëherë dhe të shikojmë se si disa dita -ditës na e përgjsmuan alfabetin e gjuhës shqipe?!..
A thua vallë nuk duhet të brengosim edhe për ate që disa dita- ditës na e sakatosën dhe na e bastardhuan aq shumë gjuhën gjatë të folorit dhe të shkruarit?!...
Në kohën e fundit aq shumë po sakatoset gjuha shqipe nga njerëz të paditur dhe të pakujdesshëm që është shumë brengosëse dhe është për të qarë, sepse për këtë gjuhë sa e sa shqiptarë u persekutuan, u torturuan, vuajtën nëpër burgje me vite të të tëra dhe u kalbën nëpër këto kazamate e shumë prej tyre edhe vdiqën mu aty për gjuhën e tyre amtare.
Sa e sa shqiptarë u tretën si qiriu për për alfabetin e gjuhës shqipe,ruajtjen dhe përdorimin e saj ashtu siç duhet ta ruajmë.
Ta flasim dheta shkruajmë ashtu siç meriton të flitet dhe të shkruhet.
A thua sa e sa bija dhe bijë shqiptarë luftuan ndër shekuj për ta mbrojtur gjuhën tone dhe alfabetin e saj?!..
A thua dihet numri i atyre që derdhën djersën, gjakun, falën gjymtyrat dhe jetën për këtë gjuhë të nënës?!...
A duhet ta përdorim këtë gjuhë të ëmbël ashtu siç na e mësuan në djep nënat tona duke na kënduar ninulla dhe duke mos e bastardhuar dhe duke mos futur fjalë të huaja në te gjatë të folurit dhe të shkruarit?!..
Të gjitha këto dhe shumë e shumëçka tjetër që në këtë rast unë nuk do ti përmendi të gjitha, sepse ka shumëçka për të thënë dhe shkruar rreth përdorimit të gjuhës shqipe në ditët e sotme që po e sakatosim vet dhe jo të tjerët .
Ta ruajmë , ta flasim dhe ta shkruajmë gjuhën tonë të ëmbël dhe të shtrenjtë ashtu siç meriton, sepse nga kjo që po hasim për çdo ditë nga njerëz të papërgjegjshëm duke na e bastardhuar aq shumë gjuhën dhe alfabetin tonë . Nëse nuk marrim masa për ndërprerjen e kësaj të keqe që i bëhet alfabetit dhe gjuhës sonë do të na mallkoj të parët tanë.Do të na mallkoj edhe Zoti! Gjuha jonë nuk është gjuhë facbooku dhe… Kujt ti teket të e flas e shkruaj si në ndonjë livadh që nuk ka të zot të vetin për ta mbrojtur.

NAIM FRASHËRI
GJUHA JONE
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!
Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Vëllezër shqipëtarë!
Të prekim urtësinë,
Të zëm’ udhën e mbarë,
Të ngjallim Shqipërinë.
Shqipëria ka qënë
Edhe po do të jetë,
Po sot në ditët tënë
Të metë të mos ketë.
E ka nderuar zoti
Gjithënjë Shqipërinë,
Ish fort mirë qëmoti,
Do bëhet dhe taninë.
Sa ishte trimëria
N’atë kohë të vjetrë,
Kish emrë Shqipëria,
Sa s’kish nonjë vënt tjetrë.
Sa burra kordhëtarë
Ka nxjerrë Shqipëria
Më pastaj e më parë,
Q’i shkruan istoria!
Ajo ish koh’ e zjarrtë
Dhe kish mundime tepër,
Po sot pëndë dhe kartë
Na duhet, nukë tjetër.
O burra, shqipëtarë,
Të marrim dituritë,
Se s’është koh’e parë,
Tani lipsetë dritë.
Të shkruajm’ gjuhën tënë,
Kombinë ta ndritojmë,
Gjithë ç’është e ç’ka qënë
Ngadalëzë ta msojmë.
pa shihni ç’gjuh’ e mirë!
Sa shije ka e hije,
ç’e bukur’edh’e lirë,
Si gjuhë perëndie.
Shum’e bardhë kjo ditë
Për gjithë shqipëtarët,
Do na sjellë një dritë,
Që s’e kishin të parët.
Kjo dritë do na bjerë
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.
Të gjitha mirësitë
Dhe gjithë do t’i ngrerë
Dëmet e marrëzitë.
Si lum kush zë të mbjellë,
Lum kush vë këtë pemë!
Se kjo ka për të pjellë,
S’mbulohetë me remë.
GJERGJ FISHTA
GJUHA SHQYPE
Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
qi vallzon n’blerim të prillit;
porsi i ambli flladi i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjâma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu â’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; â’ e ambël fjala e sajë,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhè ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’amëshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis’,
trashigim, që na la i Pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
Në gjuhë shqype nanat tona
qi prej djepit na kanë thânun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhânun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ mâ para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp mâ s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë kta për dhè të’t’Parvet.
Në këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xûni,
në këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kênë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për tê gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
Nper gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!
0 comments:
Post a Comment