Wednesday, August 23, 2017

Dhimitri Jani Kokaveshi:DHIMBJESH, TROKITUR.


Sa shumë dhemb
shtrati që
mban dhimbjet e jetës
përmbledh
në numra dhimbjesh?...
Ngritur!...
Mbi hijet ndjekur
të pa ndriçueshmes natë!...
Trokitjesh
i shtyn dhe shtrijmë
errësirat!...
Zgjerohen si porta
kështjellash
gjer në agim. Në agim?...
Fillojnë
mpihen në përplasje drite
zbulohen dhe
lën shpirtin zhgënjimeve
si ajo?... Një natë
e zakonshme e djeshmja
në pa kuptim në!...
Pak… formim?!...
Grushtash e mledh dhe
i përmbledh
dhimbjet!... As ditët as
netëve
nuk vriten, shpirtrat?...
Humbur
si reflekse drite dhe mes
momenteve
errësirat, i zgjon. Le të zgjohet!....
Edhe kjo natë
prek dhimbjen nuk pret
dhimbjet?...
Po lën acarin e saj
mbledh
sërish, më dhemb dhe
mbledh!...
Kapriçot e saj, kaotikën
përmbajnë dhe
pa fjalë?... E heshtura!...
Të heshtura
i ndjej dhe përpëlitem dhe
përballem
me trajektoret e gjithësisë
aty, ku engjëjt
lëshojnë pasthirmat e rilindjes
në një shpirtit dhe
në mendim?... Diku!...
Një meteor i përflakur po linte
kapriçot
dhe krijonte flakët!...
Gjithesisë.
Acar dhe në të carat e qiejve
vrenjtur po linte
Vetmitë!... Më linte!....
Dritën
që kërkoja sistemeve
e degradonte mbi
teoritë shkëncore, përcaktonte
sjelljet!...
E qeverisura, në ligje
Pa përcaktim!...
Programesh dhe shkaqesh
pa shkallë
ndjeshmërie dhe ekstremeve
kaotikës!...
Nuk qëndroj. Nuk e njoh atë
mbretëri
të thellë pa anësi që
nuk vritet!...
E paparashikueshmja, provokim
të një ninulle
minimizonte rezultatet
disproporcionale
zhvlerësimeve, parimet?...
E minuara
tradicionalisht, gjendjet
i mbajmë
si mes shkrimeve... mbroj!...
Të themeluarit
gojarisht!... Po riformoj.

VLERA.
Kur trupi shpërfillet
nudos!...
jeta?... Humbet dhe
vlerat
e dashurisë!... Perënduar.

X
Mes netëve të errëta i vidhja shpirtin... hënës!... I zbuloja dritën dhe ja falja... natës, në përllogaritjet e dhimbjeve!... Plot abuzim. 

0 comments:

Post a Comment