Sadbere Gagica – Spahija u lind më 1963 në Gjilan. Shkollën fillore e ndoqi në qytetin e lindjes nga i cili, ajo ruan edhe sot kujtimet më të ëmbëla të jetës, duke i kujtuar saherë me nostalgji të madhe.
Ka mbaruar shkollën e mesme, drejtimi tekniko-administrativ juridik në qytetin e lindjes.
Përpjekjet e para poetike i ka bërë që kur ishte nxënëse e shkollës fillore dhe e Shkollës për letrarët dhe gazetarët e vegjël në Gjilan, e cila, për disa vite, punoi në kuadër të bibliotekës “Fan Noli” në Gjilan nën udhëheqjen e Ali Huruglicës. Me pasion të veçantë ka lexuar shkrimet letrare të shkrimtarëve të vendlindjes e më vonë u bë lexuese e pasionuar edhe e shkrimtarëve botëror, nga të cilët u frymëzua aq shumë sa nuk mundi të mos shkruante.
Ka një varg shkrimesh letrare, kryesisht poezi për të rritur. Shkruan edhe prozë.
Në janar të vitit 2016 nxori përmbledhjen e parë me poezi “Folenë e ëndrrave kërkoj”, e cila u prit shumë mirë nga lexuesit.
Vepra “Udhë lumnie” është vepra e dytë e saj
Ty fjalë që më end nëpër botë
Kur nata bie në gjumë unë rri zgjuar
Kam frikë se vargu më tradhton
Unë poetja si zjarr i pashuar.
Kur nata bie në gjumë unë rri zgjuar
Kam frikë se vargu më tradhton
Unë poetja si zjarr i pashuar.
Kërkoj e heshtur ta prek lotin,
Që nuk ta pashë kurrë,
E di se je rrjedhë lumi për mua,
Ëndërr e pashuar.
Që nuk ta pashë kurrë,
E di se je rrjedhë lumi për mua,
Ëndërr e pashuar.
Të bie në gjunj fjala ime,
Të puth si flamurin e Skënderbeut,
Të bie në gjunj kur më merr malli,
Bregut të shpirtit endem çdo natë.
Të puth si flamurin e Skënderbeut,
Të bie në gjunj kur më merr malli,
Bregut të shpirtit endem çdo natë.
TI JE QIELLI IM
Unë dallëndyshe në folenë tënde,
Që vij pranverë e vjeshtë,
Të shlodh shpirtin e lodhur mërgimeve,
Të shkund ëndrrat si valët në tundim,
Të rri tërë natën në cep të syrit,
T'i them fjalës ulu mbi lule,
Ta ndjej aromën e flokëve natën deri në agim,
Ti je qiellim im varg i bukur,
Strukur rri mbi këto letra.
Që vij pranverë e vjeshtë,
Të shlodh shpirtin e lodhur mërgimeve,
Të shkund ëndrrat si valët në tundim,
Të rri tërë natën në cep të syrit,
T'i them fjalës ulu mbi lule,
Ta ndjej aromën e flokëve natën deri në agim,
Ti je qiellim im varg i bukur,
Strukur rri mbi këto letra.
ZBRES
Çdo natë nëpër dhimbje,
Ta gjej udhën e humbur dikund,
Adresa ime e banimit është nëpër germa malli,
E kërkoj veten time,
Në shtratin e fjalës,
Jam lodhur sonte,
Në cep të syrit bie një lot,
Mes yjesh edhe një meteor.
Ta gjej udhën e humbur dikund,
Adresa ime e banimit është nëpër germa malli,
E kërkoj veten time,
Në shtratin e fjalës,
Jam lodhur sonte,
Në cep të syrit bie një lot,
Mes yjesh edhe një meteor.
0 comments:
Post a Comment