Thursday, August 17, 2017

LULZIM BREZNICA:ATYRE,QË ATDHEUN MA SHITËN!


Dikush,
Shumë keq
Po luan me fatin tim.

Dikush ua ka pluhurosur ajrin,
Dhe po i shkel një nga një,
Lulet e mia!

M'i ka ripërtrirë dhimbjet
E asaj nate
Kur unë s'isha këtu,
E dheu vazhdimisht zvogëlohej.

Ju përgjëroj,
Mos m'i prekni Lulet!
Dheun mos m'a lëkundni!

Sepse heshtja ime e madhe
Di të bëhet tel i hollë ,
I skuqur prush
Për sytë e atyre,
Që pas krahëve
Ma shiten Atdheun.

0 comments:

Post a Comment