Wednesday, August 30, 2017

Petrit Menaj: VIZITA E KRYETARIT TË AKADEMISË SHQIPTARO-AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE NEWJORK

VIZITA E KRYETARIT TË AKADEMISË SHQIPTARO-AMERIKANE TË SHKENCAVE DHE ARTEVE NEWJORK Prof. Dr.SKËNDER KODRA TREGUES I FORTË I MBËSHTETEJES SË SHBA-ve PËR SHQIPËTARËT NË MAQEDONI
Si anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave Njwu Jork kam përciell vizitën dhe jam konsultuar në mënyrë të vazhdueshme për takimet e panvarura të Kryetarit të Akademisë Prof. Dr. Skënder Kodra, të cilat flasin për një mbështetje të diasporës amerikane dhe të SHBA-ve për shqipëtarët në Maqedoni dhe në mbarë trojet shqipëtare.
Hoteli EMKA në Tetovë është bërë shumë i vizitueshëm ku njerzë të thjeshtë vinë takohen me Prof. Dr. Skënderin dhe emocionohen nga fjalët e ngrohta mbreslënëse të ti.
Por Prof. Dr. Skënder Kodra ka zhvilluar gjatë kësaj kohe takime me përfaqsuesit më të lartë politikë e fetarë në Maqedoni. Në takimin me kreun e Bashkësisë Islame z. Sulejman Rexhepi u diskutua dhe u percoll mesazhi i kohës së sotme për besnikëri ndaj kombit dhe ndaj Zotit. Darka miqësore e shtruar nga z. Sulejman Rexhepi ishte një kuvend ku të pranishmëve miqëve si Muss Xhaferi dhe të tjerëve, Prof. Dr. Skënderi u përcolli shqetësinun e tij, të diaspores si dhe të Kongresit Amerikan për unifikimin e shqipëtarëve në të gjitha aspektet.
Aktiviteti i Akademisë ishte një nga punët e bëra në Shkup Prishtinë e Tiranë që përcolli frymën e bashkëpunimit midis tre akademive si degë të Akademisë së Njw Jorkut.
Takimet me krerët e partive politike Sela dhe Kasemi ishin takime vllazërore dhe konsultative për të gjetur ato gjëra të përbashkëta që bashkojnë shqipëtarët në Maqedoni dhe si duhet të ecim drejtë unifikimit të një rruge të përbashkët për zgjidhjen e gjithë problemeve që shqetësojnë shqipëtarët në Maqedoni.
Kuptohet që gjithë takimet vizitat patën emocionet e veta, të cilat rritë besimin te Kryetari Akademis z. Skënder Kodra. Këto emocione i përjetova dhe unë në bisedat e bëra gjatë pirjes së kafeve mëngjezeve dhe darkave miqësore dhe konsultimeve me z. Skënder, të cilat e kanë ngritur në një shkallë të lartë entusiazmin dhe besimin te njerzit, se në rrugën tonë për realizimin e idealit kombëtarë nuk ka më kthim pas.
Sigurisht shumë mbreslënës për Profesor Skënderin ishte takimi me Kryetarin e BDI-së z. Ali Ahmeti, si nga çiltërsia, sinqeriteti e thjeshtësia e shtruarjes së problemeve që na shqetësojnë neve në Maqedoni, ashtu dhe nga bujarija e veprimeve dhe e fjalëve të z. Ali për profesorin kur i thotë: -Bujrum z.Skënder! Konaku im është dhe joti, urdhoni sa herë që të jeni këtyre anëve tona.
Sigurisht emocionet u forcuan, por dhe u rritë besimi nga prezantimi i detyrave për perspektivën e shqipëtarëve në Maqedoni dhe në tër rajonin ku banojnë shqipëtarët. Biseda e z Skënder me z. Ali ishte një konsultim vllazëror për tejkalimin e pengesave që duken në horizont, sidonos për marëdhëniet ndëretnike, problem që Prof. Dr Skënder Kodra do ta ngreh me forcë në takimin që ai do të ketë me Kryetarin e Qeverisë së Maqedonisë z. Zoran Zaev.

0 comments:

Post a Comment