Tuesday, August 29, 2017

Dhimitri Jani Kokaveshi: PËRBALLJE


I morra zemrat
rrinin
përballë, përballë!...
Me qiririn.
Aty, po ngrohnin
tresnin
dashurinë dhe ajo?!...
Më e tulatura
e heshtjeve, po rri
tej heshtjeve
më rri... zbehur!...
Shtrohej.
Ngarkim i vrullit
drita dhe
dritës!... Ngrohej
në dashuri!...
Sfidohej.

SKIC.
Magjinë e natës gërryente dhe shplante deti dhe dallga?...
Vriste dhe përthyente ç’do shkëlqim që shtronte në hijet e ditës kur Hëna... mbetej pasive energjive nuk trasmetonte... prej lartësive përballur me planetin e kuq vetëm natës i falte... jetë,
nur edhe zjarr dhe ashtu... e kuqe fundosej dhe fundoseshim meditimit qiellor të largësive, si mergimtarë!...
Si mërgimtar, na mbërthente dhe përcillte..., dallga?!...
Mberthyer lakmive shtrihej dhe shtrinte hipokrizitë dhe zhgënjimet i zbërthente... noancave dritë!...
Përcillte me reflekset dhe dallgëzimet e saj i krijonte lëkundjeve... shtrija... vizionet dhe iluzionet zhgënjyese i mbeshtillte dhe i drejtonte bregut mes hapësirave aty, ku frymëmarrjet e dritës iritoheshin me shkëlqimin e pakët të zbehtësive të saj ku linte psheretimat e pakrehura flladeve..., krihej... dallga ndronte dhe ëndërronte udhët rrjedhjeve të saj.
Ndryshimet... e zgjidhte me bregun që tundohej pritjeve të nxituara në rikthimet e rradhës, dallga dhe deti?...
Mbanin frymëmarrjet e natës në atë pak dritë të lëshuar... Hënës dhe Hëna... dukej se përcillte madheshti!
Ato... nuk gjenin qetesinë dhe reflektimin qiellor të kaltërsive dhe mes levizjeve gjeja!...
Jetën.
Jetën e falur... në qetësi?...
Pres dhe kundërveproj mbi perëndimet dhe pretëndimet që
aq shumë ngrohtësi, aq shumë dashuri derdhte Hena dhe deti, pa meditim.
Diku... pata lën... një mendim të shkruar ndoshta për t'u dhën... përjetësi.

0 comments:

Post a Comment