Saturday, August 5, 2017

Ramiz Kuqi: MEDITIM LIRIK


Është vapë. Ajo ishte futur në banjo dhe , pas larjes së trupit, doli në ballkon. I dashuri i saj po pinte kafe dhe tymoste një cigare Kent.
- Dole shpirt ?- i tha ai me buzë në gaz. Afrohu të të puth në buzë. Sa më mori malli !
- Po unë nuk isha në mërgim. Po kreh flokët me kujdes,
- Ah sa flokë të bukura ke shpirt, i tha Genci Bukjes.Sa herë i kam futur gishtërinjtë nëpër këto flokë , kur binte nata e jashtë binte shi. Ti më afroheshe ngadalë, ma lëmoje kurrizin e shpinës dhe , pastaj bota ishte e imja.
-A të kujtohet Genci kur u takuam për herë të parë? Ishte verë. Unë isha me dy shoqe. Ti rrije në një kend të kafiterisë dhe mbaje pantollona xhins, pak të grisura. Ashtu i doje ti. Unë hapa sytë dhe mbeta si miza në mjaltë. Dhe jeta rodhi si valë deti. Ja tash, pas kaq vitesh, unë ende jam romantike.- Jam ende e bukur Genc?- i tha ajo duke e kafshuar buzën e poshtme.
- Asgjë nuk ke humbur nga bukuria e takimit të parë.Edhe unë atëherë i ngula sytë në flokët tua kaçurrela, lëshuar pas shpine. Kur ti ecje rrugës, ato tundeshin, herë djathtas e herë majtas.Sot po ma kujton atë puthjen e parë...Ishte mbrëmje. Dielli kishte perënduar. Ti erdhe e heshtur dhe e ndrojtur. Ecëm pastaj një bregu. U ulëm mbi atë gurin që e kemi në foto. E pagëzuam. Guri i puthjes së parë. Të kujtohet ?
- Po, Genc. Ka kaluar shumë kohë. Unë ato ditë e net romantike i kam bartur në ditar. Mbase një ditë do t'i shndërroj në tregime. Pastaj do ta bëj edhe një përurim. Çfarë do të më sjellësh në ditën e lumnisë sime?- i tha Bukja.
- Një trëndafil. Më të bukurin në botë. Atë trëndafilin që e kam ujitur për Ty. Nuk e sheh si i ka hapur sythat? Nuk i she sa ngjyra janë përzier aty? E për të rikujtuar ditën e parë, do të ikim drejt detit. Sërish do të ulemi mbi atë gur. Ka kohë që nuk e kemi parë. Aty do të vazhdojë hapërimi ynë.
- Oh, sa i ëmbël je,- i tha Mukja.E di kur derdhe lot para meje e m'u gjunjëzove. Nga sytë e mi pikan disa pika lot. Lotët tanë u bënë bashkë e u derdhën në lumin e dashurisë sonë.
-Do të shkosh në Shqipëri?- i tha Genci, duke e kafshuar buzën e sipërme.- Je dëgjuan me Lanën ?
- Eh, nuk e di. Po do të shkoj. Koha e nisjes nuk dihet. Mbase si të kalojë kjo vapë. Do të marr disa libra për t'ua dhuruar miqve e mikeve të mia. Sa më duan ato !
- Unë do të përcjell deri te autobusi, - i tha Genci. Të përcjell. Ti e meriton më shumë se kjo. Apo, shpirt?
- Unë e kam dëshmuar dashurinë ndaj teje. Madje edhe në këto vite kur nuk je mirë me shëndet.Po ik në kurbet, herë pas herë dhe krejt këtë e bëj për Ty.
- Uh Mukja ime ! Pa Ty jeta do të ishte ferr,
- Po paloj disa gjëra të lara. Sa i hodha në ballkon. Të shoh se ndoshta janë tharë.- Do ta pjek një kafe?- i tha Gencit.
-Bën, pohoi me kokë Genci.
- I bëra shpirt. Ti mos u merakos. Unë do të ik në mëngjes e në mbrëmje do të kthehem në vendlindje. Më ka marrë malli për gurët e sokakut.
- Vjen në Shqipëri Ceni?- i tha Genci. Ai miku i famlijes tënde?
- Besoj se po. Po unë do rri me Lanën. Do flejmë bashkë, nëse rrimë një natë në Shqipëri.Do të përcjell foto nga takimi letrar. Do ta recitoj një poezi për plisin. Plisin e bardhë të shekujve. Plisin e qëndresës sonë historike.
- Mirë e dashur. Më përcjell foto nga ai takim.Po më dhimbësh shpirt. Është vapë. Do të rri një natë a dy net me merakun tënd.
Nata erdhi me frymë. Mbi majet e maleve vinte një zë zogu.-E dëgjon shpirt një cicërimë zogu? Eja ! Qëndro pak para meje. Hapi veshët. Mukja erdhi...U ul në prehër të Gencit. Ia ledhatoi sytë, faqet. Ia lëmoi kokën tullace.Dhe ndjeu një kënaqësi të paparë.
-Rri qetë Genc. Kudo që të shkoj, unë jam e njëjta. Takimi do të mbahet majë një mali të lartë. Thanë se është vend i freskët. Atje lart do të ngjitemi me teleferik.
- Ke frikë e dashur?- i tha Genci.
- Jo. Edhe atje do të marr me vete portretin tënd.Edhe puthjen .
5.8.2017

0 comments:

Post a Comment