Wednesday, August 16, 2017

Prend Buzhala: "VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË I MIRË!"

KUR NDONJË DEPUTET I PËRMBAHET MOTOS SERBOMADHE: "VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË I MIRË!"
Në çfarë ngjajnë disa publicistë (mjerisht, edhe disa deputetë), që flasin sipas asaj maksimës serbe: "Vetëm shqiptari i vdekur është i mirë"!?
Kësisoj, llumpen-gatezarët e oponiono-llurbës sonë, dhe llumpen-deputetët e tillë, zbrazin një urrejtje bestiale, shtazarake, kundër njerëzve të sakrificave... sepse (si baballarët e tyre dje) janë mësuar të urrrejnë gjithçka në LIRINË E PAKUFI!
Askush, me pak mend në kokë, nuk mbron një realitet të sëmurë (nga korporata plaçkitësish me ligj e pa ligj) dhe le të jetë damkosja e dukurive të tilla si një çlirim shpirtëror që mposht këtë realitet të sëmurë, ku etika e deformuar paraqitet si vlerë... Hajnia nuk njeh krah politik a ushtarak, as komb e as religjion... si po përpiqen të na e thonë të kundërtën disa deputetë të mendermethënshëm a publicistë të mendermethënshëm, për të sulmuar e njollosur të tjerët mbarë e prapë. E përse nuk i demaskojnë disa deputetë dhe ish-ministra të djeshëm e të sotëm, që janë pasuruar më mënyrë të paskrupullt e që fare nuk kanë pasur të bëjnë me luftën?! Dhe tani pikërisht kjo zoo-sortë ka në duart e veta pasuri të plaçkitur me ligj e pa ligj...
Në akuzat e deputeto--llurbës sonë që po ua dërguakan gjykatave speciale, u dashka të përfshihen krejt ata që kanë mbetur gjallë nga lufta e fundit në Kosovë! Serbia thoshte: "VETËM SHQIPTARI I VDEKUR ËSHTË I MIRË"! Analogjikisht: vetëm luftëtarët e rënë janë të pafajshëm, kurse ata që kanë mbetë gjallë, JANË FAJTORË QË PASKAN MBETUR GJALLË!

0 comments:

Post a Comment