Sabit Abdyli: Cikël Poetik
Sabit Abdyli u lind në vitin 1946 në Kabash. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Viti. Studimet i bëri në Shkup e Prishtinë. Shkruan poezi, prozë etj. Në vitet 1968-1999 punoi në arsim. Me 25 tetor 1999 bashkë me familjen e tij imigroi në Zelandën e Re. Atje vazhdon të merret me shkrime e aktivitete artistike ndërthurur edhe me veprimtari për ruajtjen e unitetit, gjuhës dhe traditave kombëtare në mesin e Komunitetit shqiptar. Bashkëpunon me gazeta e revista në gjuhën shqipe në Amerikë, Kosovë e Shqipëri. Deri tash ka botuar këto vepra: 1. Kabashi i Anamoravës, Prishtinë, 1997. (monografi) 2. Ankthi i Pranverës ’99, Prishtinë, 2004, (libër-dokumentar) 3. Kohë e lumtur, 2005, Prishtinë. (përmbledhje me poezi) 4. Bijtë e shqipes në tokën e reve të bardha, Auckland, prill 2010. (prozë, poezi dhe artikuj për Mërgatën shqiptare në Zelandë të Re) 5. Letra, Anekdota, Aforizma, Gjilan, 2013 (pamflete etj.) 6. Na kabashi jem t'ndamë nji zjarrmi, Gjilan, 2013 (monografi) 7. Dallgë malli, Prishtinë, 2016 (poezi) 8. Tybe keta veç kabashë janë, Prishtinë, 2016 (trashëgimi gojore) 9. Thërrmija jete, Prishtinë, 2017 (prozë) 10. Letra për babuqin gasterbajter në Gjermani, Prishtinë, 2017 (pamflete satirike) Në dorëshkrim ka dy skenarë për film etj.
PIKON Pikon kulm i shtëpisë Pikon Hafije e ustallarë nga gjitha anët vijnë Thirr e pa thirr Kush ndreq kush prish Tanët mjaftohen të jenë në krye të vendit Të mos lagën Gushë për gushë me qoftëlargun E lëshojnë udhë. ZË KOHE
(Haxhi Muhaxherit) Jehonë kohësh të mira Emrash rrënjësh e qëndrese Furtunash e motesh lavdie Nuk resht së vrari të keqën Nuk resht së qëndisur fjalëmirët E fjalës shqipe.
MUR MBI URË
Në bisht ndër shalë Ikën U kthyen dhe mbyllën urën me drurë e gurë Me lutjet e Evropës hoqën barrikadat Çajnë dërrasa Biçim vazo betoni ngrehen mbi urë Hedhin pluhur syve bëjnë petulla në ujë Me urë e pa urë Mur mbi urë Skërmiten qençe e bëjnë zhurmë Sa me lindje sa me perëndim Sorrë në dy hunj IN MEMORIAM PËR SHKRIMTARIN R. KELMENDI
"Letrat prej Ulqini" me Ty takim im i parë Aty mësova sa fort fishkëllen fjala shqip Dhembjen ta zbulova te "Rrëfimi i njeriut me samar" Me mësimet tua te Verrat e Llukës u morën ngryk Gjithë ai nam Te opusi yt letrar shijova të bukuren humorin me karar Saktë e dije kur kositen livadhet dhe kur do të duhej Të kërcasin e heshtin arm't KROI I FSHATIT
Rrënjësh gërshetuara drurëve mali, murmurit i kristaltë uji akullt. Në mes vapës në ballë të pikë. Barishtet valltare tunden gëzuar, parfumojnë rogën e harlisur gjithandej. Këngë e trishtilave n' degë, deh e prek në shpirt!
NËNA RABË
Për dritë të gazishtës Thurte çorapë Ngrohte mëngjeset e ftohta Dhembjen e njomte si lulet Jetën Fjalën E qëndiste me ar. MËSUAR
Rrëzojnë diktaturën. Derdhin në bronz një të njëjtë me bujë dhe vazhdojnë jetën si më parë në diktaturë! BREGUT
Zhurmon vala Tek përplaset shkëmbit Shkumëzon shkumën thinjoshe Bregut ec unë Pulëbardhat tutje tehu fluturojnë Njëra ndahet e më ndjek pas Eja sikur më thotë plot gaz Ta shuajmë mallin bashkë Dhe era luan me flokun tim zbardhur Rërë e nxehtë nën këmbë Më djeg e nuk më ngroh. NJËHERË E MIRË
Yjet zënë me shtëllunga të zeza resh Shtigjesh bjeshkësh më në fund erdh Dielli Rrëmujë e ngazëllime mëngjesi Qentë qençe lehin Diellin Azdisen në kohë lirie Poeti vazhdon rrëfimin për ujkun Dhe byryten mëzetërit që kullosin livadhet E zëna me tre plisa dheu mbi mezhde Ende në kërkim të ilaçit për të vrarë Mizat bezdisëse njëherë e mirë. ATË DITË KUR PO NISESHA USHTAR (25 gusht 1970) Nëna nga bunari nxori një kove ujë. Piva një gërrqe se kështu ishte adet. Shtrëngim duarsh, përqafime, doja të mbahem burrë, loti më tradhton. T’i shpëtosh të keqes, më thanë, sa më pak fjalë! Me të ligun mos ngul kunja, dosjet janë të hapura për shqiptarë! Ne vetëm numra jemi, mos beso kur të rrahin krahëve! Në listat: “Të rrezikshëm për shtetin” emrat tanë deri më një të sistemuar i kanë! KU MBETI
Ku mbet moti kristal Oxhakut tymi i shkonte drejt Qëndisej me ar fjala e jeta plot harmoni Ku mbeti fjala e thënë në sy Kohë gjithçka prapa krahëve erdhi Veshur me pendla të bardha mjellme Brenda sterrë i zi Ku mbeti autoritet i prindit Shtetit Shkollës Familjes Çiltëri e djalit vajzës Fjala fjalë Emrat shqip Ku. ITAKA
Josh gjithçkaje e saj Shtegtarët me ditë e natë krahëve u japin Hijeshi e sirenave e tmerr katallanësh nuk i ndal Rendje mes shkretëtirave e resh Aromë e vatrës ndjellë e thërret Në zhgjëndërr e ëndërr shfaqet Si këngë bilbili në rremb. FJALË E FJALË
Në takime mërgimtarësh. Secili ka një mendim. Dy. Tre. Shumë. Grijmë ujë në havan. Komentojmë libra e tituj gazetash pa i lexuar, Gjykojmë problemet madhore të shtetit, pa qenë atje! Botën ujdisim, Më mirë se perënditë ... Shajmë diku të irrituar . " Po të ishim ne, do të bëhej më mirë " ! Flasim si ekspertë, Të shkolluar kushedi nga cila galaktikë. Flasim me radhë pa e dëgjuar sho-shoqin. Secili shtyhet të shkrep, qoftë edhe një fjalë. NDRYSHIM I MADH
Kam mall, dhe kujtoj motet, kur brehej hekuri me dhëmb dhe vdisje për Flamur. Për të lexuar Fishtën, Konicën, Kadare, Ernestin, Markezin .. krijohej radhë. EMIGRANT
Emigrant shkak luftë ngjyrash Të tillë dikur pati edhe në fshatin tim Të përndjekur nga e kuqja Shtigjeve pafund në rrugëtim Përtej oqeaneve mbërrin I gjeta të plakur buzën shkrumb Unë emigranti muhaxhir. Në prag shekulli njëzetenjë Dëgjuar keni nga gjyshërit Për plagën e vjetër emigrant politik Karvan në ecje lodhur Me kujtimet plumb mbi kurriz. TESHTITJE KOHE
Gjithçkaje i doli boja Karriget u përlloçën si është më keq Filiza të së resë në ketë palcë acari të vijnë Të ngjallin shpresat e humbura nga lakmitë Të kapërcejmë inatet vetën Dhe jugë e bardhë të fryjë. VENDÇE
Ecje mbi ferra e shkurre nëpër mote Për jetën Për diell më shumë Dhe dalin nëngurët Vjelin frutat e pemëve Kafshojnë diellin pamëshirë. KËNGË E PARË
Këngë zemre Buqetë Ëmbëlsi Panel në dorë të piktorit Gëzim Mall Gur në qafë Djep ëndrrash ATDHEU germa e parë. SHTERPËRI E GJELAVE Gjelat kryengritës të mëngjeseve I dehu fitorja Nga pangopësia vetëlavdërimet U ngjirën Për të qëndruar majë mullari U qullën e qullën si është më zi. MBASE
Donzhuanët kolonizuan shën Valentinin Për të treguar besnikëri Përmes dhuratave e luleve Blerë dashuri Mashtruar e fshehur kurvëritë. GJUHA SHQIPE
Në Gadishullin Ilirik Në krye të motit Farë e fjalë e parë Këngë zogjsh Rreze Dritë e ylbertë Rrënjë Shqip e bërë ugar Nga trung i saj në shekuj Lindën e u rritën edhe tjera gjuhë.
0 comments:
Post a Comment