Friday, August 4, 2017

Arqile Gjata:SA SHUMË DUA TË KEM NJË QYTET ME IDEALIST


Mos ka ardhur koha të kërkojmë një QYTET IDEALIST!??
“Sa shumë dua të kem një qytet me idealist!”,
më thotë një miku im.
***
Në shekuj,
u rallua ajri nga gjaku i të vrarëve.
Rreth e rotull gjenë kufoma a të sëmurë
me ndonjë lule në dorë,
disa me nga një fije bari me aromë.
Ata...
të veshurit me uniformën e paras
i dogjën makinat e gjelbërimit .
Në çdo kohë, globin
e rrotullojnë rreth dhimbjeve për të pikëlluarit.
Tani koha ka fytyrën e gurit,
ose të një druri anës lumit
me kokën mbështetur në strehën e natës.
Të gjithë kanë nevojë për qetësi...
Ajo që ka ndodhur
në kohën e syve me dritë,
ka vdekur, atje ku ra loti sëbashku me qyetin ideal.
Etrit idealist ushqeheshin me të mirin dhe,
ujin e bëninë zjarrë, vdisnin të urtuar
nga brenga, të përvuajtur, me ideal.
Ata,
që duartë nuk ia shtrinë qiellit
veç tokës, ujit dhe dritës nuk janë më!
...Lamtumirë miku im idealist!

0 comments:

Post a Comment