Pasdite shtatori. Era frynte e lehtë nga Jugu.
Re të mllefosura përziheshin lëmsh nëpër
qiellin e kaltër. Ca riga shiu duket se do të
vijnë nga perëndimi i diellit!
Tek po fliste në telefon me miken e saj të
shtrenjtë, me të cilën dikur i ndante vetëm
gjumi i natës, iu kujtua nata e bujtinës në
Laura, një vend i rrethuar me bredha të
mëdhenj e lule të llojllojshme me aromë të
kendshme, një mace mjaulliu në ballkonin e
saj ku ajo dilte në mbrëmje, kur e kapte
nostalgjia e vendlidjes dhe një ëndërr që ia
copëtonte çdo ditë zemrën. Blerina e pyeti Laurëse mbushur me emocione: Je mir Laurë?
-Po, u përgjegj ajo , duke belbëzuar...thuajse
dikush ia mori germat nëpër shkronja. Ke
ndonjë plan udhëtimi sikur ia lexoi në mendje
mendimet?
- Do udhëtoj të premten në mëngjes. Më
duhet të zbres në disa stacione derisa të
mbërrij në kufirin e ndarjes, kufi që na i ndau
njerëzit, dashuritë. Dhe vazhdoi të rrëfehet.
Kam dy arsye të ndjehem e lumtur:E para,
para vetes kam një vig për ta kaluar dhe nuk
do hamendem fare. Lumi është i
rrëmbyeshëm e i turbullt. Në fund të tij sikur
dëgjoj një zë që më thotë: ec, mos u ndal! Nuk
ka rrugë të lehtë askund. Tërë përpëlitje është
jeta! Ti duhet të kapërcesh shumë stinë ,- iu
duk se i tha sërish ai zë. Stinët e pritjeve,
lodhur je nga fjalët e pathëna, mëkatet që s'i
bërë kurrë, një skutë të panjohur deri në
fund, të pret një kodër e lartë , një maje me
plepa të gjatë dhe zotrat të kanë dënuar si
Sizifin...një gur të rëndë mbi shpinë e sërish
çdo gjë nga fillimi. Ti duhet të kapërcesh një
det , detin e gjerë..atje do shohësh një plazh
përplot me njerëz, madje edhe një plazh në
skaj me njerëz që duan diellin nudo,do kesh
rastin të shohësh se asgjë lakuriqe nuk e
nagcmon askend...mish për krimba kanë
thënë njeërzit është trupi i njeriut. Vetëm
veprat e mira e lartësojnë atë...sakrifica
sublime për të mirën e njerëzimit. Derisa ajo
po tentonte të largohej nga to ëndrra...zëri
ende i vinte në kokë si valë deti. Ti do kërkosh
e do kërkosh një zë zogu cicërues që të grish
çdo natë e çdo orë dhe tani mblidh Lauraaa!
Në këto meditime një ushtimë e shushurimë
ia çliruan veshët dhe iu duk se lindi për së
dyti. Vetëm atëherë e kuptoi se ishte endur
nëpër qiellin imagjinativ të botës që e rrethoi
për një çast e sikur ia mbylli të gjitha rrathet e
jetës. U ngrit në këmbë, futi portofolin e vogël
që e mbante kujtim jete, mori valixhen në
dorë dhe doli në rrugë. Stacioni i autobusit
ishte larg e ajo nxitoi me shpejtësi
marramendëse. Ec e ec derisa sa u mbush në
frymë. U ul ca për të pushuar dhe nuk ndalej
nga kollitja.Pinte shumë duhan nga mërzia e
vetmisë në atë vend të mallkua ku e kushte
sjellë fati i jetës. Pas pak vazhdoi të ec dhe pa
orën. Do ta mbërrij-,tha me veten duke
belbëzuar. Si një gjeth i lehtë i vjeshtës iu duk
vetja kur arriti të kalonte udhërrëfyesin e
parë. Matanë udhës pa autobusin dhe njerëzit
që bëheshin gati të fusnin valixhet e tyre .Do
ta mbërrij,-e lehtësoi veten dhe arriti në
minutën e fundit kur ngasësi i autobusit, një
mesoburrë që ajo e njihte , sepse kishte
udhëtuar disa herë, ishte bërë gati të nisej.Kur
e pa Lauren, e ngadalësoi gazin , hapi derën, i
bëri në vend në karrigën e parë dhe pastaj
lëshoi një këngë në radio. Ajo e falënderoi
dhe mori frymë thellë e thellë dhe u mbështet
për xhami të dritares. Autobusi po çante
udhët gjarpërore. Ca re të mllefosura
dukeshin nëpër qiell. Pas pak u dëgjuan
bubullima dhe vetëtima të forta. Erërat barten
pikat e para të shiut mbi xhama. Ajo mbylli
deri në fund xhamin e hapur dhe ra si e
përgjumur mbi duart e saja të vendosura mbi
anën e karrigës në drejtim të dritares që
tashme sikur po rrahej nga pikat më të
dendura e të shpeshta të shiut të
rrëmbyeshëm. Nëpër asfalt derdheshin nga
shpatijet prrocka të vogla të mbledhura nëpër
pyllin e prerë nga dora e njerëzve të pacipë.
Ajo meditonte . E futur në ato dallgë
pshëretimash kishte dëshirë të kishte krahët
e dallëndyshes do të fluturonte drejt një
ndjenjë të çuditshme që i lëvizte nëpër kokë.
Ajo nuk e dëgjoi zërin e ngasësit kur iu
drejtua Laurës: Do pushosh pak? Ja se njerëzit
e boshatisen autobusin dhe do pushojmë ca
minuta. Ajo mblodhi veten dhe doli e fundit
në rrugën afër motelit bri një pylli të dendur.
Një fllad i lehtë ia përshkoi fytyrën . Pranë
ishin vendosur ca tavolina të vogla me karrige
nga druri të bëra me estetikë. Piu një kafe dhe
ndezi një cigare. Tymi i dendur u mbështoll
terthotazi nëpër atë luginë, mori të ngritej lart
e më lart dhe humbi diku në pyllin përplot
plepa me gjethe të zverdhura. Në ato çaste
kur ajo po e përcillte atë shtëllungë duhani,
sirena e autobusit ua bëri me dije udhëtarëve
se do nisej për ca çaste. Sikur mizat e bletës
kur bie shi që mblidhen nëpër kosherët e tyre,
ashtu u futën një nga një nëpër vendet e
ulura më parë. E shoferi e ngiste me kujdes
nëpër ato kthesa të rrezikshme deri në
stacionin e fundit. Ajo doli e fundit. Mori
valixhen e dorës dhe po kërkonte me sy
portretin e njeriut që e kishte grishur disa
stinë. Nga larg iu duk se e pa, por u mashtrua
pëe pak. Pastaj një lëmsh mendimesh i
silleshin vërdallë..mos vallë s'kishte dalur për
ta pritur! Është e mundur kjo? Nuk e besoj-.i
tha vetes si me një belbëzim të shthurur. Kur
po bënte hapa të shkujdesur drejt një kioske
të hapur për të blerë një gazetë të ditës, një
dorë njeriu e preku në cep të krahut. U kthye
si e ndrojur. Pa sytë e tij të zjarrtë ...ai mbante
një tufë lulesh në dorë. Eja!- i tha drejt
makinës sëparkuar. Ajo e ndoqi pas dhe
pastaj u gjenden sy me sy. Fjalë e fjalë të
pafund...Qeshje me zë. Pastaj ai e pyeti:
- Je lodhur?
-Po. Por kur e dija se kush më priste, harroja
çdo gjë. Kjo më ka mbajtur gjallë për disa
stinë. E duke folur, zëri iu ndryshua..ca lot iu
derdhën nëpër mollëza si si nëpër bokërrima.
Ai ia shtriu dorën mbi supe, e puthi në ballë
dhe vazhdoi drejt motelit , që gjendej bri një
rruge që shpiente drejt aeroportit civil.
Zbritën nga vetura ngyrë të gjelbërt dhe u
ngjitën nëpër shkallët e punuara nga dërrasat
e bredhit.Ia hoqi pallton dhe e vendosi në
mbajtësen e drurit. Iu afrua ngadalë dhe e
puthi me afsh. Ajo ra në duart e tij të forta si e
alivanosur. E shtroi në kravat dhe e mbuloi me
batanije të lehtë. Pastaj hapi qetë derën e
ballkonit dhe hapi një shishe birrë. Ishte gati
dita të mbyllej dhe ca të rinj po sillnin lopët në
shtëpi. Shiheshin si në shuplakë të dorës në
arat e korra nga gruri i mbjellë aty dhe shihej
edhe një tym i dendur që shpërndahej nga
era e fortë që e ndihmonte të shpërndahej
shpejt. Kur mbaroi gotën e fundit, u fut në
dhomë. Ajo hapi sytë si trëndafili dhe e ftoi të
shtrihej afër saj. Ajo e shtrëngoi fort dhe e
puthi në buzë. Ai ndjeu sikur iu shpërnda një
rrymë elektrike nëpër trup. Ai e pushtoi të
tërën sikur qielli hënën në mesnatë. Në konak
të shpirtit ishte ulur galuc engjëlli i ëndrrave .E
po gërmonte si një arkeolog i vonuar në
tokën që ishte me përplot të panjohura për te.
E mori në krah dhe e uli në prehërin e tij të
gjerë. Ajo dukej në ato çaste si një foshnjë e
virgjër.E mbledhur kruspull në krahërorin e tij,
e njeu veten të lumtur. Si një mbetëreshë që
kishte rrëmbyer fronin e princit!
Sërish i iku mendja atje ku thuri një herë
ëndrrat e jetës që i ishin ngulitur në kokë. E
po meditonte. E dogji malli për te...e dogji.Por
shpresa se do të vinte sërish e mbante të
fortë në këtë ecje. E ajo do ta pres...do ta pres.
Deri në infinit.E pranvera do vijë pas këtij
dimri të egër..do vijë e do mbushen malet me
lulebore. Rruga ime ka nisur aty dhe do
vazhdoj aty..udhët tjera ajo nuk do njohë më.
Derisa ai po flinte në gjumë, ajo bënte rojë si
në bedenat e luftës. Duke ecur nëpër zjarrin e
kësaj dashurie, lëshoi një këngë, të cilën ajo e
pëlqente shumë. Sa herë dëgjonte tingujt e
këngës, shkrehej në vaj. E zëri i këngëtarit
sikur e mbushi dhomën e saj" Të gjitha udhët
më çojnë te Ti" dhe mbuloi kokën me jorgan
të pambuktë...

0 comments:
Post a Comment