Ta duash Migjenin për ekzibicionizëm
Në madhështinë e njerëzve që lënë gjurmë të pashlyera, dy data janë krejtësisht të pavend të harrohen, data e tyre e lindjes dhe data e ikjes nga kjo botë.
Shpeshherë, jemi përpjekur të gjejmë “pretekste” simbiotike të Pukës me Migjenin, të ndërtojmë raporte varësie mes dy pjesëve që komportohen dhe shkrihen së bashku, të formulojmë teza dhe teori që kapërcejnë gjykimet letrare dhe rrokullisen në mitologji dhe folklorizma, të shprehura me pompozitet afektiv dhe emotiv.
Këtu në Pukë, Migjenin “e duan” drejtuesit dje dhe sot, (ndonëse, shumë syresh në komunikime të çlirta nga injoranca dhe padituria e skajshme shprehen me konotacione dhe pezhorativa të llahtarshme për figurën dhe dimensionet e tij), thjeshtë si variacion për dalje nga guacka institucionale, për sensacion mediatik, për protokoll institucional, për..., për...etj, por asnjëherë për atë çka ai përfaqëson. Ndryshe, s'ka se si të justifikohet mungesa totale e vëmendjes nga “çdokush” që pretendon se e njeh Migjenin , e indiferentizmit ndaj datës që shënon 79 vjetorin e ikjes së tij nga kjo botë, të cilën ai pati guximin ta shihte më sy, ashtu siç ishte, pa zbukurimet e romantikëve dhe pa përkujdesjet e klasikëve, por paraqiti një realitet të kredhur në lakuriqësinë e varfërisë dhe të mjerimit të skajshëm që kishte mbërthyer me zinxhirët e pashpirtësisë shoqërinë njerëzore.
Të ashtuquajturat “qarqe intelektuale” lokale, të katandisuara në manifestime broçkullash dhe pallavrash pa sens, e duan Migjenin për kapardisje mediumesh dhe simpoziumesh, që stisen dhe sajohen sa herë vjen “ndokush” nga Tirana, por asnjëherë me sebepin e duhur.
Përtej harresës, pavëmendjes dhe mosinteresimit të institucioneve përgjegjëse, të medias apo dhe forumeve intelektuale që përpiqen të jenë orientuese dhe fokusuese në ngjarje dhe shënjime të tilla, duhet medoemos të krijohen mekanizma dhe premisa kokretë, tërësisht të zhveshur nga pragmatizmi i çastshëm, por në funksion të qasjeve të reja ndaj vlerësimit dhe prezantimit në opinionin publik të figurave të tilla.

0 comments:
Post a Comment