Jam zgjuar herët me diellin sot
Në kulm të shtëpisë kam pirë kafenë
Aromën e mëngjesit e kam thithur
E ajër nuk jan mbushur mushkëritë
Tej maleve mjegull dritarja ime e jetës
Udhës së fytyrës plot rrudha
Si në Via Egnatia dikur
Stinët janë çartur si qen në zinxhir
Vetëm hënën e kam dashnor
Më vështron kur rri në ballkon
Natën e përshëndes e puth në buzë
Dhe ëndrrat i qendis me këngë
Gotën e zbrazur e thej për dysheme
Në pikë të natës marr në shenjë kohën e humbur
E shi bie përdeve të hekurosura
Gjithçka më duket akull në këtë vapë
Diçka i marr ditës
Veç një mall më zgjon nga gjumi
Shtrihet si hark në shkronjat e mia
Butë më flet...ec edhe pak!
Po erërat fryjnë e rrah s'i të çel
Toka më digjet nën këmbë
Zë s'kam t'ia çjerr maskën njeriut
(S) e ndjej këtë zjarrmi që më djeg,
Ejani zogjtë e mi qani më mua sot!
Ne mengjeset e dehura
(S') jam zgjuar herët me diellin sot?!
Në kulm të shtëpisë kam pirë kafenë
Aromën e mëngjesit e kam thithur
E ajër nuk jan mbushur mushkëritë
Tej maleve mjegull dritarja ime e jetës
Udhës së fytyrës plot rrudha
Si në Via Egnatia dikur
Stinët janë çartur si qen në zinxhir
Vetëm hënën e kam dashnor
Më vështron kur rri në ballkon
Natën e përshëndes e puth në buzë
Dhe ëndrrat i qendis me këngë
Gotën e zbrazur e thej për dysheme
Në pikë të natës marr në shenjë kohën e humbur
E shi bie përdeve të hekurosura
Gjithçka më duket akull në këtë vapë
Diçka i marr ditës
Veç një mall më zgjon nga gjumi
Shtrihet si hark në shkronjat e mia
Butë më flet...ec edhe pak!
Po erërat fryjnë e rrah s'i të çel
Toka më digjet nën këmbë
Zë s'kam t'ia çjerr maskën njeriut
(S) e ndjej këtë zjarrmi që më djeg,
Ejani zogjtë e mi qani më mua sot!
Ne mengjeset e dehura
(S') jam zgjuar herët me diellin sot?!
0 comments:
Post a Comment