Thursday, August 31, 2017

Ramiz Kuqi: Cikli poetik "FUND GUSHTI"

ERDHA ALNABRY

T'i shoh udhët me jargovanë
Mikun norvegjes Hans
Që rri deri vonë i vetmuar
Me gotën flet çdo natë
Edhe kur fryn erë e bie shi
Ai mbështillet mes shkronjave
Të kohës që e ka braktisur

ERDHA

Alnabry
T'i dëgjoj zërat e zogjve të mi
Qē vargjet m'i mbushin me ëndrra
E poezi
Në çdo germē është
Një kēngë e baladë
Që rri e fshehur
Si zog nē folenë e zgjimit!

FUND GUSHTI

Ah sa dhembje e plagë
Ka kjo tokë
Loti rrëshqet mbi faqe
Ecje nëpër rreshta me okë
Në cdo faqe shkronjë e mallë
Digjet fjala stina si zjarr
Terri i natës si pus i thellë
Zbret rrugëve pa adresë
Në fund të lumit s'ka më zë
T'i tremb dallgët mbi syprinë
Tingujt e karkalecave
Zhurmojnë
Hijet e padukshme
Kalërojnë si kuaj pa fre
Digjet fjala stina si zjarr!

KUR U TAKOVA

Me Ty
Ishte vjeshtë e vonë
Ne mbetëm miq të vjetër
Në vargje metaforash gjithmonë
Ti nuk ishe nga mishi e kockat
As zë njeriu në ketë botë
Unë prisja nga Ti një tufë ëndrrash
Kur jashtë përzihej shiu me skllotë
E bukura e vargut frymëzim i lashtë
Të takova një natë vjeshtë kur digjej arnishta me kashtë
Larë si loti në udhët kryqëzim
Kur fryn erë më ngjan në lirikë takim
Nuk ke shumë germa në shkronja malli
Në pesë ke lot e dhembje njeriu POEZI
Nëpër shtatë qiej natën me end
Më mahnit hyjnore në shkëlqim me ato sy!

NË KUTINË E PANDORËS


Rri djalli me shtatë palë brirë
Të mprehura për lëkurën e seancave
Sa herë hapet kjo kuti
E shoh Dantën të mejtuar
Në cilin rreth të Ferrit do hyjnë
Puthadorët matrapazë?
Në kutinë e Pandorës
Hapa me këpucë pa numër!

BIE E ZGJOHEM

Në dritë të syrit e shoh
Një vijë me njëqind ngjyra
As nuk është dritë as shkëlqim
Më rri e ngarkuar si barrë mbi supe
Më ndihmo erë ta heq tej deteve!
Bie e zgjohem...

GUSHT

Mëngjes me erë vrull
Dita sot qenka e ftohtē
Me mornica nëpër trup
Fjala ka mbetur nē vend
Ia kanē nxjerrë sytē
Në ankand publik!

FUNDJAVË

Sa herë vjen fundjava
Harroj se dita ishte e ngrohtë
Me diell përvëlues
Ëndërroj se bie shi
Mbi xhama
Fundjavë...

KOHË

Një grimcë shprese
E mban fjalën
Për një Helënē
U skuq Itaka
Koha ime
Nuk skuqet nga marrëzitē!

SONTE

Mijēra ēndrra fluturojnē
Mbi sytē e Motit të përgjumur
Ora ime fle
Mbi akrepa tē ndryshkur
Rimohet nata
Mbi qiellin e pērhitur !

GJASHTË

(DIONIT, në gjashtëvjetorin e lindjes)
Të m'i gëzosh shumë stinë
Me motra e vëllezër plot
Ju i jepni buzëqeshje diellit
Me zë ëngjelli flisni me një botë

VJESHTË NË VARGJE

Përvidhesh
Si lule vjollcë
Lypsare lirike
Moti je ulur
Në vargjet e mia
Pa krem mbi buzë
M'i ke trembur ëndrrat
E një nate me shi
Kurrë nuk ta njoha
Fjalën nëpër rreshta!


ËNDËRR LIRIKE

S' ka më bukur se kur vjen ti fjalë
Buzëkuqe si xhevahir
Zbresin yjet nëpër lule
Xixëllojë bëhet cdo trëndafil
Nata shtrihet me këmishë zbërthyer
Lumi me valë vallzon
Qiellit shkreptijnë shkreptimat
Një flamur mbi varg valon
Èndërr lirike me sy të bekuar
Vjen e ik orë e stinë
Kur harron portën e poetit
Mbi supe malet vetëtijnë
Ëndërr lirike...


0 comments:

Post a Comment