Buron një prrockë . Bie me zhurmë nëpër rrënjë. dushqe e krande të thata. Anash Tali , një punëtor i shkathtë e i hajthëm, kishte mbjellë disa rrënë fasule, të cilat ishin zgjatur drejt pemëve, lajthi e thana , poshtë prrockës, në një hapësirë të ngushtë që mbyllej në fund, disa rrënjë domatesh, të cilat kishin nisur të skuqeshin.Si rregulloi një tavolinë të gjatë për të pritur disa mysafirë që vinin andej nga kufiri i ndarjes, afroi disa tavolina, afro njëzet dhe ishte në pritje.Pastaj u afrua te tavolina e Lulit. -Po dukeni mirë me shëndet,- i tha Tali.Plakjen e keni lënë pas shpine .
- Eh , Tali. Ka diçka nga kjo që thoni ju. Jeta është një rrugëtim pa fund. Askush nuk e di se si do të hapet dita e nesërme. Mjafton të punosh me nderë dhe, ta kesh para vetes një qëllim të urtë. Të mos mbështillesh pas hijeve të tjerëve dhe të jesj vetja. Njeriut mos ia kthe shpinën pa ta sjell diellin një hosten mbi kokë, Nuk e sheh se çfarë kohe ka ardhur ? Jetove ku jetove, fshat a qytet, njerëzit kanë ndryshuar . Pa interes, nuk hap më askush thes,- ka në thenë të moçmit. Një përvojë e bartur nëpër breza. Po dikur kishte më shumë fisnikëri. Sot nuk ka mbetur më ujë mbi sy,
- Kur e hapa këtë biznes, kisha frikë të madhe. Nga politika kuptova se s'ka asgjë. Veç mashtrime.U rropata me gënjeshtra. Arën që ma la babai, një herë mu mbush mendja ta shes, Për pak para. Nuk më shkoi mendja se një ditë. ky rrip toke, nën hijen e këtyre lisave të ahut, do të ma hap udhën e jetës që t'i mbaj këta fëmijë me bukë.
Sa isha fëmijë, nëpër dhoma të miqve, kam dëgjuar shpesh biseda filozofike. Një më ka mbetur e pashlyeshme në jetë. " Tokën mos e shit pa të ardhur thika deri në asht. Nuk ka tokë të keqe askund, po ka njerëz që nuk e duan punën dhe tokën e bukës e shndërrojnë në arnicë ".Përpak sa nuk rrëshqita, - i tha Tali Lulit.- Po ik unë se , ja siç më shihni, jam në vlugë të punës. Vitin që vjen do ta rregulloj bregun, do ta pres si me thikë dhe nën hijen e lisave, do të vendos tavolina me karrige. Mandej, deri në fund të hyrjes, do ta bëj ndriçimin me dritë. Që prrocka të buzëqesh e uji ta sheh më mirë udhën deri në derdhjen e lumenjve. Ja, pak metra mbi truallin tim, dy vëllezër që janë shpërngulur për Iliridë, kanë ndërtuar një shtëpi të re, Fshati po rritet dita- ditës. Ata punojnë në Amerikë. Po atje nuk duan të vdesin e t'u tretet fara . Vijnë verës në pushime. Kan mbjellë misër dhe, ja tani e shihni si janë zgjatur drejt qiellit. Edhe ndonjë javë ata vijnë me fëmijë. Thejnë shtalba dhe, kënaqen duke pjekur . Zëra fëmijësh ushton lugina e prrockës. E thonë kur vijnë " S'ka vend më të bukur se në dheun e babait. Këtu ne frymojmë lirë. Gjumi na zë natën si qengjin ,",
Duke ecur nëpër disa shkallë të thyera, Luli ia tërhoqi vërejtjen Lelës. Kujdes se mund të zësh në thua. Se je duke ecur e shkujdesur.
- Kujton ti se unë nuk e ndjej rrezikun?- i tha ajo me një ton të lartë. Edhe pse është hera e parë që vij këtu, më pëlqeu ambienti, Shërbimi i nivelit të lartë. Çdo gjë këtu është natyrë. Lulet, degët e lisave, lisat e gjatë disa metra dhe, përrocka që rrëshqet mbi luginën e vet.

Midis dy brigjeve, rrah pulsi i ditës së re.
0 comments:
Post a Comment