Monday, August 7, 2017

Dhimitër Kokaveshi: Dy poezi

PROTOKOLL.
Prezencës tënde
mes vetmisë
Çdo protokoll i dashurisë
e provokonte.
Më provokonte, rrjeshtur
mendimet
si mes rekomandimesh
numëroje dhe
hymnizoje... depërtime
trurit!...
Demonizoje, në çdo shkarkim
Kur të afroja
Si një produkt në librit tënd
Falja
gabomet dhe vlerësoja!...
Të vlerësoja
Mbi çdo relaks, zemre
nuk t'i trondisja
Kur më rrethoje!...Me psheretimë.

ZHVENDOSJE.
Përhumbje!...
Mbi të padëshiruarat?...
Zhvendosje. 
Vërtet, sa peshë dhe
sa trysni ka
jeta jonë?... Gjendet!...
Në udhëkryqet
e udhëtimeve dhe të fortesave
e gjej!...
Mes gardhesh hermetike
na frenojnë?!....
Frikës. Sa shumë
përballemi
dhe të harruar, jetë!...
Pa ëmbëlsi.
O jetë e derdhur
mbi vështrime
frike?!... Dhe me frikën
përballur!...
Ka dhunim. 

0 comments:

Post a Comment