"Zoti im është Zoti i Vdekjes", tha personazhi i këtij tregimi që quhet Njeriu Pa Fytyrë.
Dikush e quan Njeriu pa Pamje. Por, gjithsesi edhe ju, si mua, na ka rastisur të lexojmë Tregime Për Njeriun Pa Fytyrë.
Tjetërkush e vlerëson: si Njeriu me Fytyrë të Papërcaktuar.
Riti i tyre kryesor është: të hequrit dorë nga identiteti i tyre normal njerëzor.
Shndërrohen lehtë në Askush:
Mu si Odiseu kur ndeshet me Polifemin.
"Njerëzve të dashur u duhet t'ua dhurosh Pajën e Vdekjes. Vrasja është dhuratë a sakrament për t'’u dhënë fund vuajtjeve", pohoi Njeriu me Fytyrë të Papërcaktuar dhe ua shpalosi në tryezë Besojmë-n e vet, Credo-n e Mbytjes së Njerëzve me helme, ose edhe me ndonjë torturë tjetër.
Se kush janë vrasësit, kurrë askush nuk e merr vesh.
Të vrarët nuk kanë gojë të rrëfejnë. Vajtuesit e Kastave të Larta i lajnë duart si Ponc Pilati: fshehurazi i bekojnë vrasësit që u sollën kaq shumë përfitime e publikisht i mallkojnë vrasësit pa fytyrë, a Njerëzit Me Pamje Të Papërcaktuar... Ata mund t'i shohësh vetëm kur falen e përfalen te Tempulli i tyre i Vdekjes, duke iu lutur Perëndisë së tyre që ka Pushtet Mbi Vdekjen, duke pirë nga pusi i burimit me Filxhan të Zi.
Se kush janë këta njerëz misteriozë, tashmë mund ta dijë secili, po qe se hap një portal në internet: Shtëpia e Bardhë dhe Shtëpia e Zezë, gra të veshura në të bardha për t’i ushtruar ritet, prirja e tyre për t'u shndërruar në sojin e askush-ëve, tryeza e rrumbullakët e kontratave për vrasje. Listat e njerëzve që kërkojnë të shërohen në shtëpitë e tyre të shenjta (me anë të helmit a mbytjes me litarë, ose vrasjes me thikë apo me plumb. Perëndia që ndërron pamje aty për aty. Prirja për ta parë Shpirtin e Zemrës së Lartë, duke i shërbyer Perëndisë shumëformëshe.
Por soji për të cilin flitet në këtë tregim, nuk janë të regjistruar në defterët e këtij sekti interesant. Nuk i kap as rrjeti i internetit, as protokollet e prokurorive të botës...)
Ndodhi që vetëm njëherë i zunë në hijet e një tempulli midis tregu që nuk binte në sy. Zunë Listën e Çmimeve Për Vrasje.
Por u mashtruan.
Ata panë vetëm një të ri që i ngjante fytyrës së një fëmije, i cili shkruante Grafitë të Vdekjes. Ishte një Fëmijë Pa Identitet që e kishte përsosur zejen: që vrasja të dukej si një aksident.
Dhe ndryshonte Pamjen Sipas Shijes.

0 comments:
Post a Comment