Intelektuali Nehat Jahiu tërhiqet nga gara zgjedhore në Maqedoni. Intelektuali i nderuar Nehat Jahiu ka vendosur që të dorhiqet nga gara zgjedhore në Maqedoni për zgjedhjet vendore për komunnën e Likovës. Ai me një letër të hapur të gjithë banorëve dhe shtetasve shqiptarë në Maqedoni iu drejtohet me një letër që shpjegon arsyet e dorheqjes së tij nga gara zgjedhore. Një nga arsyet që e bëjnë shkrimtarin të dorëhiqet është ngërçi politik në Maqedoni një kohë të gjatë. Ai e sheh vetëm në bashkimin e subjektit politk shqiptar përballë subjektit politik maqedonas. Për intelektualin Jahiu,nuk ka asgjë më të shtrenjët se çeshtja kombëtare shqiptare me të drejta të barabarta për të gjithë komunitet në Maqedoni,duke marrë si fill të artë rilindasit. Pikërisht këtu ai e sheh zgjidhjen e ngërçit politik nga ana e çeshtjes shqiptare. Për këto arsye ai u drejtohet mbështetësve të tij me këtë letër që shpjegon edhe arsyet e dorheqjes nga gara. Të nderuara mikesha dhe miq! Të nderuara motra dhe vëllezër shqiptarë kudo që jetoni në trojert tona dhe në diasporën shqiptare ju përshëndes përzemërsisht dhe ju dëshiroj të gjitha të mirat në jetë! Më lejoni që të shpreh falëmnderimin tim dhe të familjes sime nga thellësia e zemrës për iniciativën , përkrahjen dhe mbështetjen tuaj që shprehët që unë të nominohem si kandidat i mundshëm dhe i pavarur për postin e kryetarit të komunës së Likovës! Ju falëmnderohem iniciusve dhe mbështetsve dhe të gjithë atyre që gojarisht dhe me shkrim shprehën respekt që unë të pranoj këtë kërkesë! Duke mos dashur të futem në analizat e mia që unë kam bërë gjatë këtyre ditëve që nga publikimi i emrit tim në shumë media se do të jem si kandidat i mundshëm dhe i pavarur për kryetar të komunës së Likovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 15 tetor të këtij viti ju njoftoj publikisht se unë Nehat Jahiu nuk do të pranoj të që të jem pjesë e kësaj gare për shumë arsye, kështu që nga sot ju kisha lutur që emri im mos të përmendet fare rreth kandidimit tim si kandit i mundshëm për kryetar të komunës së lartpërmendur. Edhe njëherë ju falëmnderohem inicuesve, përkrahësve, mbështetsve për dëshirën dhe respektin që shprehën ndaj meje! Të nderuara mikesha, miq, motra dhe vëllezër nëse më lejohet që të shpreh mendimin tim nga shpirti im do të ju kisha lutur që të pëzgjedhni kandtatët më të merituar për të udhëhequr me komunat shqiptare, njashtu edhe për komunën e Likovës të cilës i takoj edhe unë duke mos u përcaktuar në ngjyra partiake, sepse koha po ecën e gjithnjë po merremi me vetvete. Të ua hapim rrugën të merituarve! Ti mbështesim fuqishëm gjeneratat e reja, sepse janë ardhmiria e kombit dhe atdheut. Larg mendjes dhe duarve tona që të biem preh e individve që për interesat e tyre personale flasin që në komunën e Likovës të përkrahen kandidat të nominuar nga Zajevat, Gruefskat e…, sepse në këtë komunë ka varre dëshmorësh. Gjaku akoma nuk është tharë në fshatrat e kësaj komune. Edhe plagët janë akoma të pashëruara në këtë komunë . Votoni më të mirin që do ua ofrojnë partite politike shqiptare! Votoni vajza dhe djemë e rinj të kësaj komune! Votoni intelektualët që ju mendoni se janë më të devotshëm për të punuar për këtë popullatë të kësaj komune! Kurr mos të themi se nuk kemi femra dhe meshkuj shqiptarë për të na udhëhequr. Sot nuk është si dikur…. Sot kemi me bollëk vetëm na duhet të ua japim besimin atyre që meritojnë. Me respekt të veçantë, Nehat Jahiu
Thursday, August 24, 2017
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
0 comments:
Post a Comment