Thursday, August 10, 2017

Arqile Gjata:EJA TA PIM NJË KAFE


“Një jetë pa mik, është si një jetë pa diell.”
Sivjet
stina e luleve jemi ne,
eja në shtëpinë e harabelave,
këtë verë do mbash veshur
ngjyrën e shpirtit tënd.
Fustani i ri është i purpurt
si mëngjesi...
Eja ta pimë kafen buzagaz
mbi një rreze dielli!
“Koha e luleve më bëri dhuratë Ty,
Ti më mjafton”
buzëqeshja ime e kaltër!
Dil në ballkon, do ta thotë borziloku
një fjalë për mua,
zemra ime e çmendur!...

0 comments:

Post a Comment