Iku sistemi njëpatiak. U gëzua populli, sepse me të vërtetë sidomos për shqiptarët mendohej se ishte shumë i egër. Ashtu mendohej, por edhe në disa çështje me të vërtetë ishte përbindësh ose thënë ndryshe ujkngrënës. Me ardhjen e pluralizmit ose siç thuhet edhe sistemi shumëpartiak. U gëzuam të gjithë . U gëzuam edhe ne shqiprët që jetojmë në trojet tona këtu në Maqedoni, por më tepër se populli u gëzuan atdhetrët e vërtetë të cilët me të vërtetë kishin vuajtur aq shumë . Edhe pse vuajtën me vite të tëra nëpër burgje ata kurr nuk u dorëzuan, sepse kishin ideal shumë të fortë kombëtar. Këtij gëzimi iu bashkangjitën edhe shumë “ atdhetarë” të cilët e kishin shijuar personalish dhe familjet e tyre sistemin i cili ishte në ikje e sipër. Këta të ashtuquajtur “ atdhetarë” tani më para popullit dolën si shpëtimtar të popullit dhe çështje kombëtare. Këta ishin ata të njejtit që i njihnim shumë mire nga më herët dhe ishinë pot ë njejtit, por tani kishin bërë vetëm një ndryshym . Kishin ndryshuar vetëm qimen e ujkut në ate të dhelprës. Këta shpëtimtar të popullit dhe kombit të tyre paraqiteshin nëpër tubime me fjalime të zjarrta duke treguar para popullit shqiptarë shumë të përvuajtu atdhetarizëm të zjarrtë . Pas formimit dhe daljes në skenë të partisë së parë shqiptare në skenën politike këtu në Maqedoni dhe në vazhdimësi dolën edhe disa tjera, disa shkëputeshin nga ajo amë dhe filluan të mbijnë si këpurdhat pas shiut, por edhe pos atdhetarëve të vërtetë filloi të shtohet edhe numri ia atyre të vetshpallurëve “ atdhetarë”.
Koha po ecte. Pompoziteti ingritjes së zërit të shpitimtarëve të poullit nuk ndalej nga disa “shpëtimtarë të lindur e rritur brenda natës me një bagazh të madh kombëtar”. Disa nën kartën kombëtare dhe atdhedashurisë morëm poste të larta në pushtet dhe tani kishte filluar “vuajtja” e tyre për popull, komb, fe e atdhe. Sëbashku me ecjen kohës, ecte edhe uji në mulli të këtyre disa “atdhetarëve” duke marr poste dhe për çdo ditë sa kalonte koha ata ditën qanin për popull, ndërsa natën mbushnin xhepat e tyre dhe pë një kohë të shkurtë bërën pasuri marramendëse. Tani më dalngadal grazhdi i pushtetit po e rriste numrin e tyre per të ngrërë nëatë grazhd. Populli i përvuajtur për çdo ditë, javë muaj dhe vite prisnin premtimet që iu kishin dhënë se ditët e lumtura për shqiptarët do të vinin shumë shpejt. Por, një gjë e tillë nuk po ndodhte. Presionet, torturat, burgosjet kishin filluar të shtoheshinn ndaj populates shqiptare. Të drejtat e tyre jo që realizoheshin, por edhe cungoheshin më tepër se sa nga ai sistem që më kishte ikur. Individët, grupe individësh që iu humbte pushteti dhe grazhdi brenda natës iknin nga ai subjekt që ua kishte mundësuar të kullosnin nëpër livadhe ku të donin,filluan të kërkojnë alternativa të ndryshme që të mbesin në pushtet duke ndrruar partitë si dikur kur aba Ajjshe e …ndrronnte burrat. Po të njejtit “ atdhetarë” tani trumbetonin se do të jenë përsëri shpëtimtar të çështjes kombëtare, por tani më trumbetimin nuk e bënin nga vendi ku kishin filluar, por nga një vend tjetër. Shpresat e poullit nuk kishin të ndalur nga këta disa “ atdhetarë” të cilët pasuroheshin në kurriz të popullit me mashtrimet e tyre të dhelprës.
Këta ishin ca demagogë, hipokritë, mashtrues të popullit të tyre të përvuajtur me vite dhe shekuj duke pritur ditë më të mira. Karrieristat nuk ndaleshin dot sa mundeshin flisnin në emër të popullit , mbushnin xhepat e tyre dhe varfëronin popullin e mjerë dhe të përvuajtur. Që nga ajo kohë e deri më sot këta persona ndrronin vetëm shtëpitë e partive politike dhe postet e tyre, ndërsa “ patriotizmi” i tyre kishte mbetur te vendi i quajtura “ Ura e gjyshes”. Koha po ecte, por tani edhe populli i kishte kuptuar këta “ atdhetarë”. Tani më kishte filluar që demagogjia e tyre mos të shitet tek popullata. Disa prej tyre mbetën pa brekë të zhveshur dhe ikën në plehun e historisë. Erdhi viti 2001 kur bijat dhe bijtë më të dashur të këtij vendi kapën armët në duar dhe kërkuan që zgjidhjen shqiptare tani ta shohin vetëm me anë të grykës së pushkës. Doli në skenë Ushtria Çlirimtare Kombëtare për të luftuar me armë në dorë zgjidhjen e çështjes shqiptare, sepse nuk kishte alternative tjetër dhe mashtrimet e individve të mashtrimeve kishin përfunduar. Luftonin trimat maleve , fushave dhe…Derdhej gjaku, ndaheshin gjymtyrat nga trupi dhe falej jeta nga më dashurat dhe më të dashurit e kombit dhe lirisë. Digjeshin flakë fshatrat. Kthim prapa nuk kishte pos të flijohej edhe më e shtrenjta jeta për liri dhe barazi. Kishte përfundua lufta heroike e djemve dhe vajzave të kësaj ushtrie të lavdishme që mbante emrin Ushtria Çlirimtare Kombëtare.

Krismat e armëve ishin ndalur me një marrveshje që zgjidhja e çështjes shqiptare tani më të zgjidhet pëfundimisht në tavolinë, sepse për këtë zgjidhje më ishte derdhur gjak. Shumë bija dhe bijë kishin lënë në fusha e male gjymtyrat e tyre. Shumë bijë dhe bija kishin ra dëshmorë në istikame. Plagët mbetën të përgjakura dhe të paharruara, por të gjitha këto mbetën krenaria histrorike e këtyre bijave dhe bija që luftuan për larine , drejtat e tyre që ti gëzoj populli i tyre dhe gjeneratat që do të vijnë brez pas brezi. Tani më nuk dyshohej fare se beteja e fituar në luftë nuk do zgjidhej në tavolinë. Tani më para atyre që duhej të zbatonin në vepër drejtat kombëtare në çdo aspekt realizimin e kishin shumë më lehtë, sepse para vete kishin amanetin dhe gjakun e çlirimtarëve. Edhe pas vitit 2001 koha po ecte dhe sëbashku me kohën duhej të realizohej edhe amaneti i Dëshmorëve të Kombit që dhanë jetën e tyre për liri. Tani më në poltikë kishin ardhur një numër udhëheqës të luftës, por nuk kishin mbetur pa u futur edhe ca servila, hajna, korruptues të hershëm dhe të tanishëm që do të shkelin mbi gjak dhe mbi eshtra vetëm e vetëm për ti mbushur xhepat e tyre. Një numër prej tyre ishin dhe janë edhe sot mu ata të cilët jo që kishin mbështetur këta trima të lirisë së kësaj ushtrie të lavdishme sëpaku moralisht, por i kishin shpallur që nga dita e parë si terorista dhe…
Koha po ecte dhe po ec edhe tani që nga viti 2001, por shumë gjëra nuk u realizan për ate që u derdh gjak e u flijuan jetëra. Edhe këtu u futën shumë nga ujqit dhe dhelprat e mëparshme. U futën edhe disa të rinj dhe të reja kinse do realizojnë ate për çfarë luftuan bijat dhe bijtë e këtij populli. Disa prej tyre shkelën dhe po shkelin me dy këmbë mbi gjak e mbi varre duke mbajtur pushtet që nga viti 2001 disa të tjerë që në fillim të pluralizmit për intereset e tyre ishin të pangopur dhe përsëri u kthye në poltik, por kuptohen tani jo si ujq, por si dhelpër dhe synojnë përsëri të futen në pushte, sepse atë shijen e pushtetit nuk mund ta harrojnë derisa të vdesin.
Disa të tjerë që erdhën në poste falë vitit 2001 asnjëherë nuk u larguan nga postet e larta,por vetëm bërën disa ndryshime ,vetëm duke kaluar që nga ajo kohë e deri më sot nga një kolltuk në tjetrin . Disa të ardhur si parashutista në emër të gjakut të të tjerëve poashtu me metodat më të pista u futën nëpër poste dhe vende të ndryshme të pushtetit duke u thirrur në veprat e ushtarëve, në gjakun e tyre , ndërsa qëllimi i tyre ishte dhe është edhe sot për pushtet e jo për popull, por u futën për korrupcioni dhe mbushjen xhepave të tyre. A do të vijë një ditë të gjithë ata që keqpërdorën votën e këtij populli të prvuajtur për intereset e tyre personale, familjare, grupore, kalanore dhe... Këta që shkelën mbi gjak dhe eshtra të japin llogari në këtë botë apo në botn tjetër. Unë do të them se do të vijë kjo ditë edhe nuk do të vonoj shumë kur këta të gjallë , o të vdekur do i mallkoj gjaku i njomë i atyre që flijuan për liri, barazi, komb fe e atdhe. Do të ikin edhe këta siç ikën shumë të tjerë të turpruar , të harruar dhe....
Dënimi edhe më i rëndë që do i pres të tillët pas vdekjes ku do japin llogari para Zotit!
Pra, fundi po arrika për ti ngrërë ujku edhe pse disa ka kohë që i ka ngrërë, disa është duke ngrërë tani, disa do I haj pak më vonë, por ja që atyre po u duket si atij gomarit që ujku po e hante e ai po thoshte. A thua vallë mos është mos është ëndërr!...

0 comments:
Post a Comment