Sunday, August 6, 2017

Ramiz Kuqi: NË SHTËPIZËN E BABAIT


Pas tri ditësh, Teuta e Shpresa u rikthyen në vendlindje, në një fshat të Sanovcit të Poshtëm të Vushtrisë.Shpresa e kishte një shtëpizë të bërë nga i aiti, i cili kishte punuar vite të tëra në Frankfurt të Gjermanisë. Kishte ikur në moshën kur ishte mesoburrë. Atje bëri punë ë ndryshme. Në fillim si punëtor në një kopsht te zoti Herman, i cili kishte një fermë të madhe me lopë e dele. Kur ia kishte gjetur këtë punë Niku, i cili ishte nga një fshat i Gjakovës, Luli sa nuk kishte këcyer nga gëzimi. Kishte mërmëruar më veti;Unë jam rritur në shpatije e male dhe kam vajtur edhe me dele e lopë. Do ta bëj të ndjehet i lumtur Hermani.
Ditën kur e kishte takuar Luli Hermanin, ishte muaji tetor. Koha kishte nisur të prishej dhe ishte ftohtë. Atje binte shi çdo ditë.Me Nikun po e prisnin ardhjen e Hermanit. - Ja, po vjen, i tha Niku Lulit, kur e pa se ai po i tërhiqte këmbët ngadalë, si gjithmonë. Ishte në moshën shtatëdhjevjeçare dhe pinte shumë. Me Helenën, gruan e tij të parë, kishte dy djem e dy vajza.Ishte babaxhan Hermani , por i fjalës dhe i saktë në gjykime. Kur u afrua afër tavolinës, Niku e Luli u ngritën në këmbë. Ai ua shtrëngoi duart miqve që po e prisnin dhe, në shenjë respekti i bën vend në krye të tavolinës prej nga Hermani kishte pamje të qartë në drejtim të rrugës.
- Di ndonjë fjalë gjermanisht?- e pyeti Lulin Hermani.
- Luli rrudhi krahët. Di ndonjë fjalë. Por shumë shpejt do ta mësoj.
-Mirë i tha Hermani. Çdo fjalë dhe reagim të Hermanit Niku ia përkthente Lullit. Kam pesëdhjetë frymë lopë dhe treqin krerë bagëti. Dy qen që i shoqërojnë ato në kullota. Mali është afër. Livadhe të gjelbëruara ka me bollëk. Ti e ke një një dhomë me kuzhinë, tv dhe internet.Furra në fshat nga ferma nuk është më larg se pesë minuta. E ke biçikletën time. Është e vjetër, por e ruajtur mirë. E ruaj si kujtim nga koha e rinisë. Me atë biçikletë, edhe kur binte shi, dilja në takime me gruan time të parë, Helenën, e cila ndiq nga zemra..Atje, majë malesh, shtriheshim mbi bar të njomë dhe deri vonë , kur ishte koha pa re, e shikonin qiellin. Ishin ditët më të lumtura të jetës sime. Ndaj, biçikletën time po ta lë ty, me një kusht. Sa herë të kthesh nga udha, duhet ta pastrosh, ta teresh me lecka të thara dhe me kujdes ta lësh në këmbë, jo të rrëzuar anash. Unë vij e të vizitoj shpesh. -Kuptove?- i tha duke ia ngulur sytë Nikut që fjalët që i rridhnin pa pikë e presë, t'i shkonin në veshë Lulit. Lopët do t'i nxjerrësh nga plevica edhe kur bie shi. Hapësira është e rrethuar me tela gjemborë e me rrymë ngacmuese. Lopët janë mësuar dhe nuk tentojnë ta kalojnë gardhin. Një herë në javë ke pushim për t'u takuar me miqtë tu nga Kosova. Të shtunën ose të dielën. E jotja është të zgjedhësh ditën.Harrova të të them. Kam pasur një mik nga Kosova. Ishte nga Vushtria. Kishte një vajzë me emrin Teuta. Fotografinë e saj e mbante të portofol. Kishte flokë të dredhura krela-krela, si tufë trëndafilash. E donte shumë. Ai doli herën në pension se pësoi një aksident . Ra nga kati i tretë i një shtëpie private dhe theu brinjtë dhe kurrë më nuk punoi.E quanin Besnik. Ishte burrë i urtë. Fliste pak, por dallohej në punë për shkathtësi dhe saktësi mendimi. Në fillim ne e shihnim me xhelozi. Por më vonë, kur kuptuam padjallëzinë e tij, u bë mik shpirti me të gjithë. Në fillim nuk pinte, por me kohë u adaptua me ne. I qonin,kur shkonte në vendlindje, rroba për fëmijë. Unë i qoja për Teutën.
-Të bëj një kafe Shpresë?- i tha Teuta.Kemi miell e do të gatuajmë për dy a tri net. Kemi një shporet të drurit, dru të thata , domate , speca nga kopshti. I ka bërë krejt dora e babaiti dhe e nënës Selvie. Ajo qëndroi në fshat derisa babai u kthye gjsmë invalid nga puna .Po në këtë ambient malor, ai shpejt e mori veten. Nëna i bëntë gjellëra të ndryshme, krejt vendore. Prodhime bulmeti me bollëk dhe pite me spinaq. Babai i linte gishtërinjtë e duarve në tepsi. Po dalëngadalë e lëshoi trupi. Brinjtë e thyer nisen ta bënin të veten. Dy herë u operua në Gjermani. Jetoi edhe disa vjet dhe një natë prilli e la fryma. Nëna sa nuk u çmend. Në ishim të vegjël. Unë i ruaj edhe sot ato fustana të bukura që përmes babaiit m'i përcillte zoti Herman, të cilin kurrë nuk arrita ta takoj.Më ka thënë një mërgimtarë se Hermani një ditë do të na vizitojë.Edhe pse nuk e kam takuar, pam një parandjenjë..do ta çmoj si bananë tim. Më kanë thënë se vuan nga një sëmundje e rëndë..
-Paska qenë njeri i mirë,- vazhdoi bisedën Shpresa. Një kujdes gati atëror.
-Kur mori lajmin për vdekjen e babait, thanë se kishte qarë si fëmijë, na thanë mërgimtarët shqiptarë që e kishi njohur Hermanin.
-Kur do ta presësh kombibusin që vjen nga kufiri?- i tha Shpresa Teutës. Ke ndonjë kohë të saktë?
- Në orën tetë, te rrethi . Te ai vendi ku ti Shpresë takohesh me Tonin. Atë djaloshin syverdhë nga Klina.
-Atëherë ne do të nisemi në orën gjashtë në mëngjes. Të përcjell unë me makinë.Derisa të bëhesh bashkë me grupin e artistëve, të pres në rrugë. E di se është vapë, por dëshira për ta takuar njeriun e shpirtit është më e madhe se çdo lumni tjetër në jetë.
- Kam shpresë se do t'i lidh dy brigje. Dy zemra lë të rrahin si duan vetë. Si dy tela mbi kitarë a dy nota lirike mbi piano. Një urë e cimentuar mirë.
6.8.2017

0 comments:

Post a Comment