Sunday, January 15, 2017

Agim Desku - FRIKA


Ç῾frikë më është si në ëndërr jeta
Nëse i kuptoj ndonjëherë ëndrrat
Pse kjo mendja ime kurrë nuk është e lirë
Apo se jetoj sa për të jetuar si gjysmë njeri.
Ah,ç῾dhimbje kam për popullin tim
Në sëcilën kohë frika i vie si re shiu
Vetëm nëse jam luftëtar e meritoj lirinë
Lapidarët e zhduken frikën edhe para lindjes sime.
Sonte dua të dehem para së të më vie frika
Të tretëm duke ngritur dhe zbrazur gotat e jetës
Çudi bëj me veten përse kam frikë nga vetvetja
Bota e mëkatit tani është mësuar me ç῾fuqi më ka mbetur .
Sa për të jetuar si refugjat pa fatin ta takoj atdheun e ëndrruar
Në çdo kohë duke falur jetë e vdekje për shenjtërinë e lirisë
Edhe në Zotin pata frikë nëse atdheun e deshta me lajka
Ky është mëkati që frika më vie orë e çast pa pytur fare.
Njeqind herë e zhduka frikën,por me kot
Ajo dreq ç῾më vie pa më bërë zë, as zile telefoni
Sa keq ndjehem para yjve kur më shikojnë fytyrën time
Edhe pse më është e shenjtë, skuqet nga paburrëria ime.

0 comments:

Post a Comment