Thursday, January 12, 2017

Bilall Maliqi - MAKTHI GRABITQAR

(Prozë poetike )
Grimcat e grimcuara të territ, i futa në strajcën e asaj ëndrre të trishtë, dhe i gjuajta në xingonën e errët, frika nga ajo skenë trishtuese, u ngulit në kujtesën time të drithëruar.
Mundohem që t’i zhveshi ato storie që s’do të doja t’i shihja, e as t’i paramendoja, ishte një çast kur kolonat e hienave laramane mbuluan kudo bardhësinë. Sa tmerruese ishin, nga gojët e tyre pikonin pika gjaku, sytë e tyre shkrepnin urrejtje, nxisnin frikë… medet ç’trishtim i trishtuar.
Sa kisha dëshirë të ma grabitnin ëndrrën, e të ma hapnin udhën e zgjimit. Ajo rrugë ishte e zënë rob nga terri. Unë ashtu symbyllur pa ndonjë shirit të lidhur rreth syve, kërkoja me të prekur dorezën e portës së mbyllur.
Ashtu i rrethuar nga hijenat mishngrënëse dhe nga shikimet e tyre të trishta, me një brtimë gati të shterur, më lëshoi makthi grabitçar.
I qullur nga djersët , me një ofshamë të thellë i hapa sytë e mi, të etur ishin, për liri dhe dritë…
(12 janar 2017)

0 comments:

Post a Comment