Nehat Jahiu - Politikanët e dështuar
Ka kohë që disa ish politikanë shqiptar të Maqedonisë po na shesin aq shumë mend dhe aq shumë po na shesin atdhetarizëm dhe po godasin qoftë në mediume duke i mësuar poltikanët e tanishëm se ku është rruga e shqiptarëve dhe ka duhet ata të rrugëtojnë për të mirë të interesit të popullit shqiptarë. Po të dëgjojmë ligjërata të tilla nga njerëz të politikës, dhe analista që me të vërtetë kanë lënë pas vete një bagazh të pastër dhe kanë arritur suksese në politikbërjen e tyre sa kanë qenë me vite të tëra na politikë me votën e popullit që ua kishte dhënë për ti zgjidhur dhe realizuar shumë çështje që ishin trashëguar nga sistemi i mëparshëm dhe mu këtyre personave në pluralizëm populli ua dha votën për të na përfaqësua në parlament apo në qeveri, por për fat të keq edhe pse me vite të tëra ishin përfaqësues të popullit ata asgjë nuk bërën për popull, pos që bërën një pasuri të majme për vete dhe diçka konkrete nuk i afruan aspak popullit të tyre në drejtart kombëtare pos që kemi pas raste ti shohim me vite të tëra duke dalur në foltore të parlamentit për të shit para opinionit”patriotizëm” bosh dhe pa bë asnjë vepër që ta shijonte populli edhe ate si në aspektin kombëtar, njashtu edhe në ate ekonomik. Nëse ndalemi sot dhe anilizojmë se çfarë bërën këta të ashtuquajtur politikan të dështuar do shohim se pos të këqiave që ka përjetuar populli shqiptarë në kohën e tyre nuk kanë mund të shohin asnjë të mirë. Mu këtyre personave që nuk ju vjenë turp fare dhe kemi rastin mu nga këta deshtak të dëgjojmë pallavra shterpe që nuk i hanë askush e lere më populli. Të tillët që gati për çdo ditë mund ti shohim në mediume që na ofrojnë opsione se si duhet të zgjidhet çështja shqiptare sa që edhe sulmojnë politikën e disa liderëve shqiptarë që ndoshta nuk kanë bërë çudira dhe gjatë politkëbërjes së tyre, nuk kanë bërë mrrekullira në interes të popullit të tyre, por ama ka edhe shumë gjëra që i kishin lënë në zero me vite të tëra këto të ashtuquajtur atdhetarë dhe tani analista u realizuan mu nga këta liderë që sulmohen nga këta ish poltikanë që tani sulmojnë jo në cilsinë e politikanit,por në cilsinë e analistit ose atdhetarit. Dallimi mes këtyre që gjatë mandatit të tyre me vite që nuk mundën ta lëvizin një guri nga vendi dhe sëpaku një lëvizje të vogël të kishin bërë në interesin kombëtar apo ate të infrastrukturës në vendbanimet shqiptare që ta preknin për të mirë shqiptarët do ju ishim mirënjohës, por ama një gjë nuk kanë lëvizur diçka do të ishte në interes të popullatës së tyre dhe sot të dalin dhe të shesin gjizë për djathë është turp i turpit, por që të tillët nuk kanë as turp, sepse janë mësuar me grazhdinë dhe tagfjinë e pushtetit dhe vështirë është të heshtin. Nëse merret dhe shikohet një realitet do shohim seqë nga viti 2001 shumë gjëra kanë ndryshuar edhe pse ka edhe shumëçka që është filluara e që duhet të përfundojnë dhe do jenë në intres kombëtarë, por ama kisha dashur të dëgjoja ose të lexoja nga këta “” “ analista” dhe “patriota” që aq shumë sot sulmojnë disa politikanë që kanë ardhur pas tyre të numrojnë sëpaku një gjë të mirë që kishin bërë gjatë mandateve të tyre qofshin si deputetë ose si pjesëmarrës në qeveri në postet që kishin në atë kohë kur ishin në pushtet. Këta janë disa nga individët që kanë pas pushtet që në fillim të pluralzmit në Maqedoni kur populli shqiptarë i tëri që nga rinia , pleqtë dhe të sëmurit dilnin për të ua dhënë votën. Sa e sa makina dhe aeroplana drejtoheshin nga diaspora me motrat dhe vëllezërit tanë mërgimtarë në kohë të dimrit duke udhëtuar me mija e mijëra kilometra për të ardhur dhe për të votuar në vendlindje duke e rrezikuar edhe jetën e tyre gjatë këtyre udhëtimeve të vështira dhe në fund nuk dimë se çfarë bërën këta në atë kohë. Kur ishin këta dhe le të na tregojnë se çfarë bërën për popullin e tyre e që sot disa prej tyre nuk ndalen duke i sulmuar të tjerët që erdhën pas tyre. Si nuk i kthejnë njëherë sytë dhe të shikojnë veprat e tyre që i bërën në kohën sa ishin në pushtet edhe ate me vite të tëra. Dihet mirëfilli se nuk mund të kthehen me sy mbrapa për të na treguar diçka që kanë arritur të bënin për popullin e tyre, sepse nuk kanë bërë asgjë dhe sot dalin dhe trumbetojnë nëpër media duke i mësuar të tjerët se si të veprojnë dhe duke i sulmuar disa se nuk kanë bërë asgjë dhe sa që edhe na i shpallin të paaftë dhe tradhëtar. Populli thot: “Ndalu dhe pëshurru në një sahan dhe shikoje veten nëse nuk ke pasqyrë ”. Po të kritikoj dikush që me të vërtetë ka bërë gjëra shumë të mëdha në interes kombëtar dhe në interes të popullit të tij qoftë në rrafshin kombëtar apo ekonomik do i thonim: “ Ju lumtë”! Por, ama ju disa të harxhuar deri në fund dhe pa asnjë vepër pozitive pos asaj personale dhe të dilni dhe të shitni demagogji është e kotë, sepse koha e juaj ka perënduar me dështime të mëdha dhe juve do ju bie shumë më mirë të strukeni dhe mos të lehni pas gardhit, sepse shumë lehtë është të lehurit pas gardhit, ndersa kur ishit në brendi të gardhit në oborr dhe kur populli ua kishte dhënë besimin për të bërë shumëçka e ju nuk bëtë asgjë, pos që dilnit në foltore për ti mëshuar shpesh edhe foltores me shuplakë, për të ulur mikrofonin e foltores, për të ngritur zërin që ajo nuk tregonte asgjë pos që tregonte profilin e një demagogu që ndryshe flet e ndryshe vepron derisa këtë demagogji populli e mësoi dhe një ditë ju hudhi si të pavlefshëm duke ua marrë verdiktin që ju mos të keni të drejtë të përfaqësoni shqiptarëm më asnjëherë derisa të jeni gjallë jo vetëm si pushtetarë, por edhe mos të ndryshoni mënyrën e të dështuarve në poltikën tuaj dhe tani na dilni si analista e ... dhe na shitni rasoj për lakra që asnjëra nuk ju shitet , sepse me veprimtarinë tuaj jo që nuk i sollët këtij populli asgjë të mirë, pos që i sollët vetëm të këqia dhe sot disa prej jush aq shumë jeni të sëmurë për karrierizëm sa që nuk ndaleni për të thënë ndonjë fjalë të mirë nëse ka nevojë të thuani, por ama jo të sulmoni të tjerët, sepse nuk keni bërë asnjë vepër të mirë ju që të marrin mësim të tjerët pre jush. Po vetëm nëse ndalemi dhe nuk shikojmë diku tjetër më tepër se sa në vendlindjet tuaja dhe të shohim se çfare keni bërë sëpaku një të mirë për vendlindjen tuaj do ua kishim falur, por ju sëpaku një guri nuk keni lëvizur në të mirën e lagjës apo katundit tuaje e lere më të mira kombëtare në përgjithësi për popullin tuaj të cilit i takoni dhe e keni përfaqësuar me vite të tëra duke marrë pjesë në pushtet. Ky është një absurd e mbi ansurdet. Nuk e di se si nuk u vie turp të dilni në media elektronike apo ato të shkruara dhe të kritikoni dikë. Unë do ju kisha porositur juve që mundoheni të shtni hirrë për gjizë. Juve që ka kohë që jeni harxhuar dhe keni dështuar në poltikë të heshtni dhe mos na dardha të kalbura se nuk ju shiten në asnjë treg se ka kohë që këtyre dardhave tuaja ju ka skaduar afati dhe shqiptarët nuk hanë më këso dardha të kalbura nga politikanë të dështuar.
0 comments:
Post a Comment