Friday, January 6, 2017

Sinan Kërpaçi - KOMANDANT I UÇK

Ramush Haradinaj do t`i keput prangat e filoserbeve.

Kafen të hidhur e pimë
nën qiellin e Tiranës
në ditën që të përcolla
për në Tribunal të Hagës
Ty, o Komandanti im.
U ngjite në Tribunal
Komandant,
unë te pisha u mbështeta
dhe të thashë:
jemi bashkë
dhe këtu, dhe atje.
Pisha tha:
Ai ka ku të mbështetet,
dhe në Hagë
do t`i bëhemi Atdhe!
Komandant i UÇK,
Komandant,
si iu ngjite Tribunalit
mu në Hagë!
Ti që fitove betejat
dje në Luftë
si mund të dilje i humbur
në Liri!
Nën qiellin e Tiranës
kafen s`do ta pimë të hidhur
unë dhe Ti...
...si e pimë 100 vjet.
Komandant i UÇK,
Komandant,
si iu ngjite Tribunalit
mu në Hagë!
2012

0 comments:

Post a Comment