Monday, January 16, 2017

Ramiz Kuqi - E BUKUR ËSHTË


Kjo natë
Kur fluska bore
Të derdhën
Mbi flokë e sy
Dhe tej kufirit ndalet
Ai tren me ëndrra mesjete
Të na e vriste një stinë
Me atë tym të zi
E bukur është
Kur dy gota derdhën
Mbi tavernë
Mes dy hijesh zbret
Puthja e ëmbët e atdheut
Që rri zgjuar
Mbi dy buzë Jug e Veri
Të sogjoj hapat e çizmeve
Orët e liga
E bukur është...

0 comments:

Post a Comment