(Prozë poetike)
Natës ngadalë i numërohen çastet e zgjimit të bardhë. Ajo ende fle, mbuluar me hijen e vet të zezë, në shtratin e errësuar, pasiqë edhe ëndrrën e kishte mashtruar dhe gjumosur.
Kjo natë edhe neve na vuri në gjumë, si të jemi fëmijë, duke na përkundur e kënduar ninulla të shurdhuara.
Para portës qëndron gatitu agimi i kuqërremtë, të gjejë çdo vrimë e të përbirohet brenda errësirës së (pa)dorëzuar.
U fut ca dritë nga vrima e çelësit, sa për të na i zbuluar portretet tona të heshtura nën tretmanin e gjumit, të kësaj mbrëmjeje shterpe.
Edhe pak dëshirë kishte ngelur, për t’i hapur krihët nata, për të na lidhur me ëndrrën, në të dy gjumoret.
Papritur… terri u shkri në sytë e zgjuar të dritës, e ëndrra mbeti peng i dëshirave tona, të pikuara nëpër strehët e shpresave, posi pikla lotësh, faqeve të ndara, si me kufij shpirti.

(09 janar 2017)
0 comments:
Post a Comment