Monday, January 16, 2017

Nehat Jahiu - KUSH DUHET TË THIRRIN PËR LUFTË?!..


.
Në kohën e fundit nuk ka të ndalur së shkruari nëpër rrjete sociale , portale të ndryshme etj., duke thirrur për një luftë shqiptare qoftë në Sërbi , Maqedoni, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. A thua vallë këto thirrje i bëjnë shqiptarët që dijnë të mendojnë mirë e mirë me kokën e tyre apo këta të cilët bëjnë thirrje të tilla nëpër rrjetet sociale, portale, por edhe gjatë kohës së dimrit me dëborë kur mbi shporeta u vlon mish e lakra në tenxhere e këta shtrihen në pizhame nëpër kauçe, pinë çaj, hanë kikirika, djadhë, portokaj etj, dhe nuk u shkon mendja tek njerëzit varfnjak të cilët në këtë kohë dimri janë të pa kulmë mbi kokë , pa veshmbadthje dhe pa kafshatë buke. A thua u bie në hall këtyre njerëzve se po vdesin nga skamja dhe uria e ketij dimri që po kafshon varfnjakët si ujku delet në kope.
Të flasësh dhe të shpërndash gjëra të tilla është një gjë shumë tronditëse, sepse fut tmerr tek njerëzit e rëndomtë e sidomos tek fëmijët, por ja që ka shumë të tillë se me gjëra të tilla ua duan të mirën popullit të tyre duke shpërndarë dizenformata të ndryshme. Luftërat nuk bëhen çdoherë kur kujt ti teket, sepse nga lufta nuk rrjedh tamël, por rrjedh gjak dhe humbin jetëra, kështu që luftërat bëhen vetëm atëherë kur shterren të gjitha mjetet e dialgut, por edhe atëherë duhet të ketë koka të ftohta dhe të mençura dhe të mendojnë mirë e mirë që mos të vijë deri tek luftërat, por të zgjidhen metodat paqësore për ti ulur gjakërat. Janë edhe këto momente që vijnë dhe nuk mund ti iket edhe luftës kur preken çështjet shumë të ndjeshme të një populli dhe kur mbyllen të gjitha rrugët diplomatike që të përmbyllen gjërat me dialog paqësor. Në kohën e fundit si në Kosovë, Iliridë, Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ka zëra se së shpejti do të ketë luftë.
Nëse këto zëra vijnë nga njerëz atdhetarë të cilët e kanë dëshmuar veten dhe kanë marrë pjesë në luftërat e fundit që u zhvilluan dhe një numër prej tyre edhe nuk kursyen nga vetja asgjë që të japin për liri e për atdhe duke dedhur gjakun e tyre, duke mbetur invalida dhe duke rënë edhe dëshmërë për trojet e tyre do jetë në rregull, por ama ata ishin me të vërtetë atdhetarë që këtij populli nuk i kanë munguar asnjëherë, por nuk i mungojnë edhe sot kur ta kërkojë nevoja. Por, ama jo të bëhen thirrje edhe nga individ çajtoresh, kafiterish dhe njerëz të cilët luftën e kanë në gjak për përfitime personale dhe ate me vajzat dhe djemtë e huaj, ndërsa ata ( ato) vet në këto rrethana i fshehin fëmijët e tyre, i largojnë nga atdheu i tyre dhe që tani i kanë mbushur valixhet për të ia mbadhur në ikje për ndonjë vend të huaj jashtë vendlindjes dhe atdheut dhe pasi të përfundojje lufta të kthehen mu të tillët të ngarkuar me thasë ndihmash dhe duke u pasuruar mbrapa në emër të atyre që luftuan, dhanë pjesët e trupit, derdhën gjakun dhe i falin jetën lirisë, atdheut dhe ardhmërisë.
Ruana Zot prej të tillve që këto raste shumë të dhembshme duan të i keqpërdorin jo për atdhetarizëm, por përfitime të tyre personale ose politike në kurriz të të tjerëve dhe ate të këtillët janë një pjesë që nuk e kishin parë luftën kurr me sy as vet e as ndonjë anëtar i ngushtë i familjeve të tyre prej së afërmi fare dhe pas përfundimit të luftës të tillët u ngjitën në maje të politikës për hajni dhe për të krijuar pasuri marramendëse me gjakun e derdhur të atyre që luftuan nëpër fronte. Edhe sot na mblidhen të ashtuquajturi “ atdhetarë”, “ patriota”, “luftëtarë” dhe shpëtimtarë të atdheut Këta hajna të tillë na bëjnë politikë mbushur me patroitizëm duke mos ju munguar ëmbëlsirat si kajmaçina dhe pije të ndryshme duke na shitur patriotizëm dhe duke na kërkuar luftë. Populli më tani i njeh edhe atdhetarët që vdesin për atdhe, por ama i njjeh edhe matrapazët dhe të pangopurit që për çdo natë luftojnë, dhe bien dëshmorë nëpër çajtore , kafiteri, ëmbëltore etj.
Koha e atdhetarëve të vërtetë është dëshmuar kur është dashur të dëshmohet.
Koha e patriotve të vërtetë do të dëshmohet përsëri kur ta kërkojë koha e duhur.
Atdhetrët e vërtetë gjithnjë do të jenë të gatshëm të japin edhe më të shtrenjtën jetën për liri e për atdhe.
E ju disa që po thirreni nëpër çajtore, kafiteri, ëmbëltore, restorane në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit të rrejshëm e keni momentin të bëni luftë mbi tavolinë duke ngrënë ëmbëlsira, duke pirë çaj e kafe dhe doke shitur kopalla.
Ju që ka kohë që i keni mbushur valixhet dhe i keni paguar biletat për ju dhe familjet e tuaj që kur para se të filloj lufta të ia mbathni për të ikur sa më shpejtë nga ky vend që aq shumë e keni dashur në kohërat më të vështira dhe e dimë edhe pse aq shumë e duani edhe sot.

0 comments:

Post a Comment