Saturday, January 7, 2017

Mentor Thaçi - FSHTIRË ME MLU E RUJTË F´TYRË


Prej t´bamëve t´mia
bana mbulojë f´tyre
U mundova t´jetë identike,
thash ... po bahna "terzi" i vetit.

Thash ... krejt le t´mesin shplutë,
e t´mlohet sall ajo që duhet,
sall ajo ... le t´ruhet.

Nuk kjenë t´pakta t´bamet,
u desht me zgedhë e mledhë,
për një identitet komplet.

Tanë tuj iu lutë Zotit,
t´mos m´sprovon me atë derexhen,
"kjo asht e pshurrtë e kjo e pa pshurrtë".

Dej k´tu ... u mundova me kenë i knaqun,
me m´dalë balli i gatë,
po as surrat ... as surrogat.

Ah, sa fshtirë ... fshtirë ...
gjithçkafen e mlon diqyshë,
po fshtirë me mlue e rujtë f´tyrë.

0 comments:

Post a Comment