Reagim ndaj një shkrimi të Pangallosit në “To Vima”
Dy tri ditë më parë, ish ministri i jashtëm i Greqisë dhe një ndër liderit kryesor të PASOK-ut Teodor Pangallos, boton një artikull në të përditshmen e njohur greke “To Vima” ku merr përsipër të analizojë tensionet e fundit mes Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi kyç në shkrimin e tij lidhet me kukafshehtin e stërzgjatur e të pafund të politikës së Athinës përsa i takon ligjit të saj të luftës me Shqipërinë, që siç dihet mbijeton ende në vendin e tij. Krahas mllefit që shpreh duke e konsideruar kërkesën e kryeministrit shqiptar për heqjen e këtij ligji si të inspiruar prej frymës turke, ai nuk heziton ta riakuzojë bajatshëm Shqipërinë si agresore (!), duke sjellë në kujtesë pushtimin italian të Greqisë në tetorin e vitit 1940. Këtu, ai nuk përmend faktin që vendi ynë ishte i pushtuar afro një vit e gjysëm më parë (po prej Italisë) e që ish kryeministri i atëhershëm grek (Metaksa), de fakto e kishte mbështetur apo thënë ndryshe kishte pjekur me kënaqësi kthetrat e tij. Natyrisht, sa i takon të ashtuquajturit bashkëpunim me Boshtin, Pangallos nuk zë në gojë as gjeneralin Tsollungu, e as kryeministrin kuisling Ralis, si dy bashkëpunëtar të zellshëm të nazizmit. Ndërkohë që genacidin hitlerian të Napoleon Zervës ndaj Camërisë martire, ai as që e shkon ndër mend e lërë më pastaj ta kujtoj.
Unë nuk do të dëshiroja të merresha kurrsesi këtu me formimin, me shpirtin e tij. Për fat të keq gjakprishurit nuk i kanë munguar kurrë Shqipërisë sonë. Por është normale që të kujtojë, ti sjell ndër gjyshin e tij arvanitas, Pangallosin e shquar (ish President i Greqisë në vitin 1926), i cili jo vetëm ndërpreu shkëmbimin djallëzor të çamëve myslimanë me grekët e Anadollit, të cilët konsideoheshin padrejtësisht si turq, por këmbënguli dhe thuajse i shuajti të gjithë sillogjet shovene të Epirit të jugut që synonin dhe luftonin për pushtimin e Vorioepirit ose thënë ndryshe jugun e Shqipërisë. Dhe jo vetëm kaq. Zyrtarisht e me ligj, Pangallosi i vjetër i njohu komunitetit shqiptarë të Camërisë të drejtën e minoritetit autokton si dhe të gjitha mirësitë që rrjedhin prej tij.
Pangallosi i sotëm, në artikullin e tij nuk qëndron vetëm tek frymëzimi proturk (!) i kerkesës së Ramës lidhur me heqjen e ligjit grek të luftës ndaj Shqipërisë, por na përmend edhe minoritetin grek tek ne duke kujtuar vizitën e Antonis Samaras në Derviça më 1992. “Kryeministri grek, - thotë Pangallos, - i ftoi banorët e atjeshëm që të vizitojnë vellezërit e tyre në Greqi, të cilët do i presin krahapur. Kjo “krahapur” - shton Pangallos - meriton një diskutim tjetër… Pra shqeto lë të nënkuptohet se tashmë krahët e Greqisë janë zgjatur drejt vorioepirit. Një nënteks i tillë të sjell ndër mend thikën e përgjakur të Megalaidisë në shpinë të shqiptarëve e që Pangallos e njeh mirë, pasi në vizitën e vitit 1996, kur si minister i jashtëm bashkë me Stefanapollosin viziton Shqipërinë, dhe kur ish presidenti grek sikur të ishte në kopshtin e tij na deklaron gati hapur se vorioepiri është Greqi!
Si për të vazhduar më tej idenë e vorioepirit, Pangallos dhelpërisht në shkrimin e tij, në emër të livizjes së lirë përmend edhe rivendosjen e kontakteve midis fshatrave griqishtfolës në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë harron anën tjetër të medaljes, pra faktin që edhe sot e kësaj dite brenda shtetit grek ka me dhjetra fshatra e qytete shqipëfolese, të cilat ndryshe nga minoriteti grek tek ne nuk gëzojnë asnjë të drejtë si minoritet paçka se në vatrat e tyre ata flasin gjuhën shqipe. Këtë realitet të mohuar, unë e kam përjetuar sa herë që kam vizituar Epirin e jugut. Kështu që nuk mund të harroj kurrsesi vizitën e fundit në Camëri. Kujtoj se që nga Filati e deri në Prevezë duke përfshirë këtu Mininën, Paramithinë, Morfatin, Pargën, fshatrat e Lucës, etj, në më të shumtën e rasteve na është folur shqip, aq sa ime shoqe habitej me këtë “befasi”.
Më imtësisht. Pasi kaluam kanionet mahnitëse të Kalamait e tok me të edhe disa fshatra në radhë të Camërisë qëndruam makinën në fshatin e bukur të Mininës që grekët sot e quajnë Neriada. Pyetëm në shqip një mesogrua që ecte udhës tok me birin e saj, një djalosh tek të tridhjetat. “Minina është kjo i thamë”? “Po. Minina është na erdhi përgjigja e tyre po në shqip”. Lamë pas me trisht në shpirt Mininën dhe pasi mënjanuam në të djathtë udhën për në Margëlliç, pas pak minutash arritëm në Paramithi, në qytetin ky siç dihet mirë Zerva e shpurri gjakun në gju. Për të qenë të sinqertë duhet të them se këtu askush nuk na foli shqip. Por tek po iknin për drejt Gliqësë së njohur dhe maleve të Sulit, qëndroj dhe pyes një burrë shtatëlart, si edhe unë aty tek të gjashtëdhjetat. “Ore, i them! Po më habit fakti se në këtu në Paramithi askush nuk flet shqip. Mesa di, - vazhdova - shqipja njihet mirë këtu”. Shtatëlarti pret shkurt. “Të gjithë këtu e njohin shqipen, - thotë ai, - por nuk duan të shprehen”. Duke e menduar si emigrant nga Shqipëria e pyes se nga ishte. Më përgjigjet se ishte minoritar nga Jergucati dhe se në Paramithi jetonte qysh prej 25 vjetësh. Përshëndetem me Grigorin dhe nxitoj drejt Gliqisë e maleve të Sulit. Në këtë fshat tepër piktoresk, nga ky buron edhe Aheroni i Homerit do të na presë një tjetër befasi. Buzë lumit të famshëm, në oborrin e një lokali, një dyzinë pleq pinin kafe e bënin muhabet. Përnjëherë m’u kujtuan pleqtë çam këtej kufirit (në Konispoli, Markat , Shalës, etj) që po ashtu mblidhen pijnë duhan e bisedojnë rreth rrepeve të moçëm. I kërkova në shqip të më tregonin se cilën udhë duhej të mirrja për të shkuar në burimin e Aheronit dhe ata po në shqip më folën se do duhej të bëja edhe një copë udhë për të arritur atje. Por befasia më e madhe do na ndodhte rrugës për në Pargë, kur në fshatin Morfat një i moshuar jo vetëm flet shqip njësoj se ne, por me të qeshur shton “se ne një sua jemi, se si i thonë fjalës hyri dashi ynë në vathën tuaj përtej kufirit e mbarsi delen tuaj. Pastaj erdhi dashi juaj ne vathën tonë këtej kufirit dhe mbarsi delen tonë. Ja kjo është e gjitha”… E për të mos u zgjatur më tej me vizitën tonë, lamë pas Pargën, që si një qytet turistik njihet prej shumë e shumë shqiptarësh për çamërishten e saj të bukur ose për gjuhën e perëndive siç thoshte Naimi ynë i madh, por edhe Aristidh Kola, që si arvanitas i shquar mbetet në antitezë të plotë me Tedor Pangallosin, të cilit në mbyllje të këtij shkrimi dëshirojmë ta pyesim:
- Vallë, a i njeh shteti i tij këta shqipëfolës si minoritet, paçka se ata janë të besimit ortodoks dhe fatmirësisht i shpëtuan hanxharit të Napolon Zervës? Vallë a gëzojnë ata po të njejtat të drejta që njeh minoriteti grek në Shqipëri duke përfshirë këtu edhe të drejtën që një fëmi i vetëm të ketë një mësues mbi kokë për të mësuar e shkruar gjuhën e mëmës?

ARBEN KONDI
0 comments:
Post a Comment