Sunday, January 15, 2017

Prend Buzhala - ARTI I KRIJIMIT TË ARMIKUT

(Çaste shkrimi: anti-dramë me pak fjalë), 12

BASHKËPUNTORËT:
Çka duhet bëjmë tash?
KËSHILLTARI POLITIK:
Duhet të krijoni sa më shumë armiq, me ata ta rrethoni në të gjitha anët.
BASHKËPUNËTORI I PARË:
E mandej?
KËSHILLTARI POLITIK:
Mandej paraqituni si miq të tij, si shpëtimtarë të tij. Ta bindni se unë jam miku i tij më i madh.
 BASHKËPUNËTORI I DYTË:
Më lehtë e kemi ta vrasim. E si t'i krijojmë armiqtë e në të njëjtën kohë Të krijohemi si miq?!
KËSHILLTARI POLITIK:
Jo, jo... Na duhet i gjallë. Ndryshe, humbim të gjithë.
Ta luani rolin e shpëtimtarit, jo rolin e vrasësit. Këtu qëndron leverdia e biznesit. Vrasja si me pambuk, si thoshin pleqtë.
BASHKËPUNËTORI I TRETË:
Role të ndërlikuara këto. Ne nuk jemi mësuar të jemi shpëtimtarë. A nuk janë nga pak të kundërligjshme këto që po na porosit?
KËSHILLTARI POLITIK:
Prandaj duhet ta zotëroni Përsosmërinë e Artit të Drejtimit Të Bizmesit Politik. Artin e Krijimit të Armikut e të Mikut. E tash, hidhuni në punë...
Kush po të thotë se nuk janë të ligjshme? Besoj që i ke mësuar Vrimat e Ligjit. Interpretimet. Veprimet në prapaskenë... Për interpretime i kemi njerëzit tjerë. Ju kryeni punën tuaj. Pikërisht pse keni përvojë nga sistemet e përparshme, u kemi dhënë këtë mundësi t'i luani këto role...
BASHKËPUNËTORI I PARË: Por Ai, për të cilin u dashka të kujdesemi, e patëm burgosë njëherë kur ishim bashkëpunëtorë të Perandorisë. Tash ai, në Atdheun e Lirë, ka ndikim të madh te qytetarët.
KËSHILLTARI POLITIK: Pse, a nuk ka pasur para Luftës këtu? Dhe kush e mbrojti atëherë? Nëse nuk do të keni sukses, pas dy-tri ditësh do të shkarkoheni nga puna e do të endeni rrugëve... si armiq.
(Bashkëpunëtorët tronditen... Dalin jashtë.
Dëgjohet pëshpërima e tyre:
BASHKËPUNËTORI I DYTË: E kreva detyrën. E incizova krejt çka tha.
BASHKËPUNËTORI I PARË: Po ikim për në Perëndim. I kemi dëshmitë se po na ndjekin. Plani u realizua.
BASHKËPUNËTORI I TRETË: Tash ky le të merret si MIK e si ARMIK...

0 comments:

Post a Comment