Monday, January 9, 2017

Ajet Shala - PARKU I ADULËS


(Ticino një bukuri përrallërore në Zvicër)
Shtigjeve të thepisura ngjitem e prek maja, kaltërsi
Dëgjoj zogjtë lart mbi qiparisë si në simfoni orkestrojnë 
Bastunin shtrëngoj në duar si dirigjent më i ri
Rrjedha e kristaltë dhe akullnajat një jetë të re më dhurojnë.

Parku i Adules me sytë e kaltërsisë mes resh shikon qiellin
Mbi Ticino bjeshkët dhe grykat mbushen me gështënja e blerim Ushtojnë lumenjtë ndër gurë në zbritje drejt liqeneve prekin diellin
Si ortekë të çuditshëm vijnë drejt e në gjoksin tim.

Me bjeshkët e Sharrit vrapoj sot mes kujtimeve rinore
I mbledh peisazhet si gërshetat e thinjura të gjyshes
Dhe bëhem me krahë zogu dhe me flatra shqiponje
Me sy të përlotur bëhem bash si syri i dallëndyshes.

Dhe nuk dua të më thonë për parajsën me lule
Dhe nuk dua të më flasin për përralla të lashta
Në Parkun e Adules gjithë petalet më bien në supe
Dhe fort më vritet gjumi, më bëhen të matur hapa.

0 comments:

Post a Comment