Monday, January 16, 2017

Kasam Shaqirela - TOKA ARBËRORE ËShTË E PANDAShME



Tokat Arbnore jo nuk ndahen prore
Ata si tërësi janë krijesa hyjnore
Nuk ndahen në hise as në banovina
Pse kështu e dashkan shkavi e shkina?!

Si po ua ndaka këtyre dikush tjetër?
Hiq pa vu arshin e pa mat me metër
Po un jam Ari në tokën e të parit!
Kto troje jan dem baba dem t’shqiptarit!

Nuk ka tjetër në këto troje hisedar
As në Vatikan, e as në Hilandar
Bile as ata që i bien perms Stambollit
Që ma tepër se gjysma jan prej tonit.

Eh, sa e madhe paska qenë Shqiptaria!
Vetëm me një bir dhe me shtatë bija?!
Fushat e bjeshkët rrethuar nga malet!
Ribashkimit, ajo, kurrë s’do t’i ndalet!

Unë e kam një trup me dy krena shtrirë
Mbi kurorë mbaj simbolin bashkë me dy brirë
Njërën tek zgjohet Dielli, në lindjen e vjetër
Kurse në perendimin e pushoj kokën tjetrër.

Jo jo, s’ndahen tokat hyjnore, sot e mot!
Sepse janë nga vetë loti i Atit Zot
Por edhe në më mbettë në sy i ngrirë
Sërish Agu i Bardhë ka për t’më gdhirë!

Nuk do vonojë shumë dhe një Mot i Madh
Që të m’i blerojë fushë edhe livadh
Edhe një herë do t’ma buzëqeshë Persefonën
Pa drojë po ua them se edhe ate e kemi tonën.

Jo, nuk lejon lokja sinorin me ia ndrydhë
Sepse ndërmjet veti i njëjti gjak i lidhë
Dhe të shtatë motrat i mba ai vëlla
Jo, ska shqiptari troje që tjerët me ia nda!

0 comments:

Post a Comment