Thursday, January 26, 2017

Grigor Jovani - KASANDRA E TROJES


Mund të ndodhë sot,
nesër mund të ndodh.
Vdekja pret një rast.
E keqja do të vijë.
Fundi është një çast.
Do dëgjohet shpejt.
Mbi një kalë dorik
afrohet gënjeshtra.
Nga ora në orë
do mbushemi eshtra.
Fundi është këtu.
Kali-korb i zi
i kaloi kufinjtë.
Nesër është nën mur,
do shpëtojnë minjtë.
Thika është në grykë.
Zgjohuni të gjithë!
Sa nuk është vonë...
Unë nuk kam faj...
Kasandra më thonë.
------------------------------------
*) Kasandra, princeshë dhe profeteshë e Trojës,
që parashikoi fundin.

0 comments:

Post a Comment