Thursday, January 12, 2017

Nehat Jahiu - SOT NË KUMANOVË NDRROI JETË VETRANI I ARSIMIT SHQIP Z.QAMIL ILJAZI

Sot mora një lajm të hidhur dhe të papritur që më shpoi thell në shpirt. Ishte një lajm që nuk e pritja sot, por lajmet e tilla njeriu gjithnjë i merr të papritura, sepse për këto lajme nuk vendosim ne, por vendos Zoti. Më njoftuan se sot në mëngjesin e hershëm të ditës së mërkurë, gjegjësisht të datës 11 të muajit janar të vitit 2017 në spitalin e Kumanovës kishte ndërruar jetë tani i ndjeri ish mësuesi im dhe kolegu z Qamil Ilazi . Mësuesin e ndjerë z. Qamil Iljazi kishte lindur në Kumanovë më 10 dhjetor të vitit 1944. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shollën e mesme të mësuesisë ( normalen) e kishte kryer në Shkup. Mësuesin Qamil që herët e kisha njohur, por më së afërmi kisha rastin ta njihja gjatë vitit shkollor 1966/ 67 dhe në vazhdimësi kur ai kishte filluar të kryer detyrën e shenjtë të mësuesisëqë që e kishte zgjedhur me dëshirën e tij. Pra, ishte ky vit shkollor kur mësuesi Qamil kishte filluar të punoj me nxënësit e tij në shkollën fillore “ Jeta e re” të fshatit Sllupçan dhe për të vazhduar shumë vite dhe për të përcjellur shumë gjenerata nxënësish të kësaj shkolle që më një respekt të veçantë gjithnjë do ta përkujtojnë dhe kurr nuk do ta harrojnë. Mësuesi Qamil Iljazi do të mbahej në mend qysh si nxënës i shkollës fillore, asaj të mesme dhe nga kolegët e tij me të cilët kishte punuar një kohë të gjatë në shkollën tonë, por edhe pas transferimit nga kjo shkollë mësuesi Qamil do të jetë një mësues shumë i nderuar dhe i respektuar edhe nga nxënësit dhe kolegët e tij të shkollës fillore “ Bajram Shabani” të qytetit të Kumanovës ku kishte kryer me nder profesionin e tij të mësuesisë deri në shkuarjen e tij në pension. Edhe pas shkuarjes në pension mësuesi Qamil asnjëherë nuk do të ndahet nga ish nxënësit e tij dhe kolegët e punës dhe nga shokët e shkollës fillore, asaj të mesme. Mësuesin Qamil Iljazin e njohën të gjithë shqiptarët e Kumanovës, rrethinës se kësaj komune e më gjërë, sepse aktiviteti i tij nuk mungoi asnjëherë jo vetëm në shkollat ku punoi si mësimdhënës, por njihej edhe me aktivitet e tij kulturore, sportive etj. Mesuesin Qamil do ta mbajnë mend të gjithë shokët e tij të sportit e sidomos futballdashësit dhe simpatizuazit e gjeneratave të mirënjohura si futbollist i mirënjohur që aq shumë i dha futballit në ekipin e mirënjohur shqiptar të Kumanovës. Ai gjithnjë e deshi me shpirt sportin dhe mbolli një dashuri të madhe tek gjenerata e reja shqiptare. Pra, sot familja e tij humbën bashkëshortin, bababain e dashur tani të ndjerin z. Qamil Iljazin që me mall do ta përkujtojnë dhe kujtimet për te kurr nuk do ti harrojnë. Shoqet, shokët e shkollës fillore, te mesme etj kurr nuk do ta harrojnë shokun e tyre të shkollës dhe gjithnjë me një kujtim të paharruar do ta përkujtojnë shokun e tyre y. Qamil Iljazin. Edhe ish nxënësit e tij me mall e dashuri do ta përkujtojnë dhe gjithnjë do i ruajnë në thellsinë e shpirtit të tyre kujtimet për mësuesin e tyre të dashur, mësuesi Qamil. Me mall e dashuri nuk do e harrojnë të gjithë ata që e njohën këtë njeri me shembzlltirën e tij që kishte ndaj çdokujt. I Lehtë qoftë dheu i kësaj toke në cilën do të prehet i qetë mësuesi jonë z. Qamil Iljazi! Lusim Zotin që mësuesin dhe kolegën tonë tani të ndjerin Qami Iljazin ta shprblej me xhennet!
Nehat Jahiu,
Orizare, 11.2017

0 comments:

Post a Comment