Friday, January 27, 2017

Namik Selmani - Kështu jam unë

Kështu jam unë
nuk dua të bëhem kurrë kameleon pa ngjyrë
Kështu jam unë
në çdo shtegtim në tokë eci bash si hyjnesha
Askënd nuk qëlloj me gurë
e nuk e pështyj në fytyrë
e nuk trembem
nga prangat e ndryshkura e nga gjembat në ferra.
E dua botën
si këngë që këndohet pafund ditëve dhe netëve
e dua botën
në krah të zotit e jo të harbutëve të përjetshëm
O, sa keq!
Një ditë ata kameleonë të japin buzëqeshje
e një ditë
të ngulin thikën pas shpinë si Jago pas perdes

0 comments:

Post a Comment