Friday, January 6, 2017

Nehat Jahiu - Djathi i gomarëve dhe kaçkavalli i pelave

Gjat zgjedhjeve të fundit parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor të vitit 2016, partitë poltike si ato të kampit maqedonas dhe shqiptarë i premtuan shumëçka elektoratit të tyre. Të gjitha këto premtime populli është duke i pritur që pas formimit të qeverisë së re që të zgjedhurit  e popullit do ti realizojnë, sepse mu edhe përshkak të këtyre premtimeve edhe ua dhanë votat e tyre. Shumëherë qytetarët u besuan këtyre premtimeve me vite të tëra dhe mbetën me gojëhapur e me duar të zbrazura, por edhe këtë herë vendosën  ta provojnë fatin e tyre edhe pse nga përvoja e mëhershme ishin të zhgënjyer pas çdo cikli zgjedhor, sepse çdoherë ju premtohej por shumë pak u realizohej për të mos thenë që edhe aspak nuk bëhej në interes të qytetarëve pos të intereseve personale të atyre që mashtronin popullin sa për të ua marrë votat dhe pastaj  ua kthenin shpinën dhe as që donin të dëgjonin për hallet e tyre, kështu që një numër prej tyre  i kalojnë edhe stinët e viti pa kulmë mbi kokë  duke ndejtur në shi e borë dhe duke vuajtur edhe për një kafshatë buke.
Tani e tërë popullata presin se pas formimit të qeverisë do të bëhen shumë ndryshime që jeta e tyre të përmisohet  me ndrrimin e telave të çiftelisë, por kënga do të këndohet ajo e mëparshmja që janë mësuar për ta dëgjuar me zërin e njejtë, por vetëm me tela të ndrruar të çiftelisë. Secili nga liderët e partive politike kishte premtuar shumëçka dhe gjithëçka se  si në jetën politike dhe  ate ekonomike pas këtyre zgjedhjeve do të ketë shumë ndryshime në interes të popullatës. Elektoratit shqiptarë nga liderët e subjekteve partiake shqiptare më së shumti iu- është premtuar se pas këtyre zgjedhjeve do ju realizohen ëndërrat e tyre të me vite të tëra të shumëpritura në aspektin kombëtar.
Kjo kohë tani kishte ardhur dhe do të jetë historike për popullin shqiptarë edhe ate O SOT, KURR  shumë gjëra do ndryshojnë në interes të tyre. Populli shqiptarë do të jetë i barabartë  me popullin maqedonas si në përdorimin e gjuhës së tyre amtare, si në ridefinimin e shtetit do të jenë të njejtë dhe në të gjitha aspektet tjera që u mungojnë dhe që u takojnë për ti realizuar. Përfaqësimi dhe barabarësia do të jatë e barbartë në të gjitha nivelet  institucionale si në ato komunale dhe ato më të lartat shtetrore dhe…
Këtë e premtuan gati të gjithë kandidatët që ishin të nominuar nga partitë poltike për kolltukun e deputetit në parlament, por këto premtime aspak nuk munguan edhe nga liderët e partive poltike se të gjitha këto premtime do të realizohen, sepse ka ardhur  një kohë historike që, o sot , o kurr që patjetër të gjitha këto çështje do të duhet ti realizojnë patjetër njëherë e përgjithmonë. Në kampin e partive politike maqedonase poashtu qytetarëve u premtohej nga liderët e tyre shumëçka që deri më tani kishte mbetur pa realizuar. Pra, ky do të jetë mandati i tyre historik që nëse do ju jepej vota do të realizohen të gjitha këto premtime.
Në këto zgjedhje që nga pluralizmi kishte ndryshuar diçka që nuk kishte ndodhur më parë në partinë opozitare maqedonese. Në te kishin aderuar edhe disa shqiptarë, bile disa edhe ishin kandiduar si kanditat të mundshëm për deputetë, kështu që edhe fituan votat edhe të shqiptarëve dhe maqedonasve për ti përfaqësuar të gjithë qytetarët në parlament e veçmas do të japin kontributin e tyre deri në maksimum pa kompromis edhe për të drejtat e barabarta të shqiptarëve me ato të maqedonasve. Lideri i kësaj partie i LSDM-së gjatë tubimeve kishte një retorikë shumë më të butë se ai i VMRO- së ndaj komuniteteve tjera që jetojnë në Maqedoni e sidomos ndaj shqiptarëve, sepse dëshironte që ta fitoj oponentin e tij Nikolla Gruevskin që të marrë vota edhe nga shqiptarët dhe këtë qëllim si duket e arriti duke iu afruar me mandate deputetësh me një diferencë shumë të vogël ndaj kundërshtarit të tij politik Gruevskit.
Zoran Zajevi lideri i partisë opozitare LSDM-së gjatë kampanjës zgjedhore kishte premtuar edhe shumë përmisime në aspektin ekonomik dhe varfërinë e popullit  në Maqedoni do ta largoj njëherë e përgjithmonë, kështu që nëse do e marrë mandatin e popullit në këtë shtet qytetarëve nuk do u mungoj asgjë.
Sa herë që do ti hapin frigoriferat në shtëpitë e tyre do i shohin të mbushur plotë e përplot me gjëra  të loj-llojshme.Populli i mjerë edhe pse në shumë raste ishte zhgënjyer nga politika dhe premtimet e tyre boshe dhe ishte i vetëdishëm se të gjitha këto premtime janë mashtrime dhe gënjeshtra, por ja që nga nevoja me vetëdije nganjëherë duhet besuar edhe gënjeshtrave. Mua shpeshëherë më shkonte mendja tek një gjë që edhe sot e kësaj dite nuk e kam larguar kurr nga memoria ime kur në një mbrëmje në lajmet e një televizioni kisha dëgjuar se si një qytetar nga sërbia po prodhoka djathë nga qumshti i gomares. Oh , Zot thoja me vetes.
Sa e sa Gomare ruanin fshatarët nëpër fshatrat e tyre për të kryer shumë me anë të tyre. I ruanin më së tepërmi për të bartur drunj nga mali dhe shumë punë tjera i kryenin me këtë lloj të kafshëve, por kurr nuk mbaj mend se qumshti i tyre është përdorur nga pronarët e gomareve edhe ate se me këtë qumsht përgatitej djathi më i mirë në botë dhe aq shumë qenka i kërkuar dhe paska një çmim shumë të lartë në treg, por shumë vështirë edhe qenka për ta gjetur.
Më shkoi mendja tek prindrit, gjyshrit dhe stërgjyshrit tanë që gati secila shtëpi posedonte gomare dhe nuk e kanë ditur se djathi  i tyre është djathi më i mirë nga të gjitha djathërat që prodhohen prej kafshëve tjera dhe aq shumë kërkohet në tregun e shitblerjes, por ja ajo na ishte një kohë që njerëzit ishin  të pashkolluar dhe nuk kanë ditur shumë gjëra, ndërsa tani jetojmë në një kohë tjetër dhe njerëzit zbulojnë shumëçka që nuk është ditur në kohërat e mëhershme.
Më shkoi mendja me siguri se Zoran Zaevi dhe deputetët e tij ndoshta e kanë zbuluar se nga qumshti i gomareve po u prodhoka djathi më i mirë në botë dhe me siguri tani pas zgjedhjeve do të sugjerojnë tek popullata që sa më shumë të ruajnë gomare që ta prodhojnë këtë djathë me çmim kaq të lartë dhe të kërkuar shumë, kështu që njëherë e përgjithmonë ti thonë lamtumirë varfërisë dhe frigoriferat ti kemi plotë e përplot me gjithëçka duke mos na munguar edhe djathi i gomares.
Deputeti shqiptar Muhamet Zeqiri i ashtuquajturi Muki ka premtuar edhe ai shumëçka gjat kampanjës zgjedhore si në aspektin nacional e sidomos bashkëkombasve të tij shqiptarë do ua zgjidh shumë gjëra që ju kanë munguar në aspektin kombëtar dhe do të jenë të barabartë me popullin maqedonas që deri më tani nuk kanë mundur ti zgjidhnin përfaqësuesit e partive politike shqiptare.
Muki nuk do të ndalet vetëm në këtë çështje, por ai me mbështejen e liderit të partisë së tij Zoran Zaevit do ta ndihmoj popullatën e Maqedonisë në përgjithësi, por më së tepërmi do të angazhohet në fshatrat e banuara me shqiptarë që do ju bëjë edhe lehtësime për të ardhur deri te furnizimi i banorëve që jetojnë sidomos në vendet rurale , pra me anë të kredive të volitshme do ju ofroj që më lehtë të vijnë deri tek furnizimi i tyre me gomare dhe për një kohë të shkurtër qytetarët të përmisojnë kushtet e tyre ekonomike.
Pos atyre që do bëjnë kope gomaresh dhe që do përfitojnë nga qumshti i tyre duke bërë djathin më të mirë dhe më të kërkuar në botë, nuk do mungojnë as ndërtimet e qumshtoreve ku do të bëhen edhe punësime të shumta në këtë sektor të blegtorisë. E gjithë kjo do të bëhet në mbështetje të kryetarit të LSDM-së Zoran Zaevit dhe deputetit të kësaj partie Mukit.
Këtë të mirë të gjithë qytetarët e Maqedonisë kurr nuk duhet të ia harrojnë Zaevit dhe Mukit, kështu që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që sipas mendimi tim do të jenë përsëri shumë afër që në kutitë e votimit të kësaj partie të hudhen edhe më shumë vota se tani që u hudhën nga ana e votueve shqiptarë, sepse kam bindjen se herën tjetër do pëfitojmë edhe më shumë se këtë herë, sepse herën tjetër do të sjellin pela, kështë që ndoshta nga qumshti i tyre do prodhohet kaçkavalli edhe më të mirë se sa djathi i gomareve.

0 comments:

Post a Comment