Tuesday, January 10, 2017

Nehat Jahiu - A DUHET TË MERREMI TË GJITHË SHQIPTARËT ME POLITIKË?!...


Që nga pluralizmi e këndej më duket se të gjithë shqiptarët me përjashtime të vogla merremi me çështje politike. Si duket të gjithëve na është futur në gjak poltika dhe në vend që të merremi me profesionet tona tërë kohën e harxhojmë duke u marrë me politikë. Kjo ndodhë në të gjitha trojet tona të banuara me shqiptarët, por më së tepërmi më duket si ky virus i politikë ka futur rrënjë tek shqiptarët e Maqedonisë edhe ate që nga mosha më e re fëmijërore, rinia, të moshuarit dhe ate te të dy gjinitë. Kjo është më së tepërmi aktuale gjatë cikleve zgjedhore, por ja në kohën e fundit zgjedhje po na mbahen koxha shpeshherë të rregullta, herë të çrregullta, herë të parakohshme, herë parlamentare e herë lokale, herë...kështu... gati i tërë viti po na shkon me zgjedhje dhe gati të gjithë tërë vitin po bëjmë poltikë nëpër oda, çajtore, kafiteri, shkolla etj. Thua se nuk kemi me çfarë të merremi me gjëra tjera dhe tërë ditën e natën e kalojme duke tjerur lesh politike. Një numër i madh tërë natën rri nëpër kafiteri dhe bënë politikë e tërë ditën bënë gjumë. Thua se të gjitha gjërat do na i rregulloj politika dhe ne duhet vetëm me te të marremi duke lënë shumë punë tonat të pakryera. Nëpër zyrat e shkollave arsimtarët gjat pushimit ia fillojnë bisedës së politikës, bie zija për të shkuar tek nxënësit e ata vazhdojnë bisedën e politikës. Kujt i bënë mirë apo keq një gjë e tillë, kuptohet pa hamendje arsimtarët nuk shkojnë në orë mësimore i gjithë dëmi shkonë tek nxënësit. Nëpër zyrea të administratës bëhet bisedë politike poashtu, ndërsa pala prit me orë të tëra në sportele për të kryer një punë administrative duke i pritur administratorët ti pinë kafet, cigaret dhe të përfundojnë me bisedat politike, kush e paguan këtë, kuptohet ai ose ajo që ka ardhur për të kryer punë. E njejta gje ndodhë edhe nëpër ambulanca dhe spitale dhe... etj. Tërë natën në vend që ne si të moshuar të bëjmë ndonjë bisedë ose punë me veshë e me sy lëshohemi tek ekranet televizive për të përcjellur debate politike, ndërsa në ato debate i inkuadrojmë edhe fëmijët në vend që ti angazhojmë ti bëjnë detyrat e shtëpisë që ua ka dhënë arsimtari në shkollë, apo të shikojnë ndonjë film vizatimor, të shikojnë ndonjë emision me karakter mësimor dhe edukativ. A thua vallë pse nuk interesohemi për të lexuar ne vet ndonjë libër, por edhe për ti angazhuar edhe fëmijët që të lexojnë ndonjë lektyrë etj. Më duket dhe këtë e them me një bindje dhe përgjegjësi të plotë se nga libri jemi shkëputur tërësisht dhe jemi bërë alergjik ndaj librit dhe leximit në tërësi, që do të thotë se të gjithë duhet të merremi me politikë, të gjithë jemi të përsosur dhe të përgatitur dhe nuk ka nevojë për lexim profesional ose për lexim të lirë. Dikur ankoheshim dhe që edhe kishim të drejta të ankoheshimi sëpaku ne shqiptarët e Maqedonisë se na mungonin librat për ti lexuar, sepse shumë pak libra të botuara kishim në gjuhën shqipe këtu në Maqedoni dhe shumë vështirë ishte të depërtohej libri nga shteti amë Shqipëria dhe nga Kosova.Sot kanë ikur ato kohëra dhe libra kemi me bollëk për të lexuar dhe ate sëpaku nuk kemi më libra me censurë si në vitet e kaluara të pushteteve të ndryshme që shumë shqiptarë dënoheshin duke vuajtur nëpër burgje për një libër të lexuar duke e akuzuar se ëshë lexuar një libër me përmbajtje nacionaliste, armiqësore etj., por edhe autori i librit ishte nacionalist sëbashku me librin e tij dhe kështu duhej të denohej me burg edhe lexuesi dhe kështu më së tepërmi librat merreshin dorë më dorë fshehurazi njëri nga tjetri për ti lexuar . E sot?!... Sot ne vetë nuk duam të lexojmë, sepse kemi shumë punë më të mëdhaja, sepse të gjithë duhet të bëhemi njerëz të poltikës dhe duhet që të gjithë të merremi me politikë, sepse kjo na sjellë më shumë përfitime. Bënë poltikë natën në çajtore e futja gjumë tërë ditën. Kështu mendojmë se do ecin punët para si ato personale , familjare, kombëtare e shoqërore duke u marrë të gjithë vetëm me politikë, kuptohet ashtu në kohën e fundit jemi duke pritur se pos politikës që do na siguroj jetën asgjë tjetër nuk mund të na siguroj dhe pos në politikë askun tjetër nuk shohim perspektivë. Kjo ndodhe vetëm me ne dhe askund tjetër në botë. Gjithnjë këtë që po e them , nuk e them për të gjithë, por besa edhe nuk është numri edhe i vogël, por koxha është shtuar që jetën e tyre dhe familjeve të tyre e shohin vetëm duke u marrë me politikë duke menduar se vetë dhe fëmijët e tyre do hanë politikë dhe vetëm politikë. Sa të vie keq kur të dalësh në ara dhe të shikosh atë fusha të bukura dhe pjellore që dikur prindrit tanë na kanë rritur e ushqyer mu nga kjo tokë duke e derdhur djersën e tyre në te. E sot është mjerim ti shohësh një numër të madh arash të cilat kanë mbetur djerrina dhe me keqardhje nuk mund të ua lëshosh syte, sepse nuk ka kush të punojë në to. Jo ka kush të punojë, por e ceka më lartë se nuk kemi kohë, sepse tërë natën rrijmë në çajtore e kafiteri e bëjmë politikë, ndërsa tërë ditën bëjmë gjumë në shtrat dhe kush ti punojë ato ara. Duhet shkuar tek varret dhe ti lusim prindririt, gjyshërit e stërgjyshrit tanë e të ngriten nga varri e ti lëvrojnë , ti mbjellin dhe ti punojnë këto ara që na kanë mbetur djerrina. Bëjmë dhe vetëm bëjmë politikë nëpër çajtore dhe kafiteri që na mbijnë si këpurdhat pas shiut si në qytete njashtu edhe nëpër fshatra. A thua pasi që aq shumë merremi me politikë Pse vallë kurr nuk bisedojmë dhe nuk bëjmë ndonjë lokal biblioteke dhe të paisim me libra, ku do ketë në brendinë e lokaleve të tyre edhe leximoret dhe shpesh të shkojmë dhe të shfletojmë ndonjë libë dhe të diskutojmë rreth atij libri të cilin e kemi lexuar?!... Njëherë nuk dëgjohet që gjatë cikleve zgjedhore në takimet që i kemi me njerëzit e poltikës dhe të u parashtrojmë pyetje dhe të bëjmë kërkesa nga ata që të ndihmojnë që të ndërtohet në secilin fshat dhe nëpër qytete nga një bibliotekë ku do shkonin nxënësit, studentat, mesuesit, profesorat, pensionistat etj .,për të lexuar e mos ta kalojnë tërë ditën e natën nëpër ato kafiteri e çajtoresh të tymosura duke luajtur xhokera dhe shah pa kufi dhe duke bërë” poltikë”. Deri kur a thua vallë ne do të merremi me gjëra të cilat nuk na takojnë të gjithëve si popull të merremi me të njejtat, por secili të merret me profesionin e tij dhe ti kryejmë detyrat tona në mënyrë profesionale dhe me përgjegjësi, kështu që vetëm në këtë mënyrë do të jemi të dobishëm për veten, familjet tona, për kombin, popullin dhe shoqërinë tonë në përgjithësi.

0 comments:

Post a Comment