Thursday, January 5, 2017

Sinan Kërpaçi - Tavolina e nënës

Ne kujtim te nenes sime

M’u bë një jetë që ma shtron tavolinën,
kështu u ngrite mbi nëntëdhjetenjë vjet
edhe mbrëmë,
kur shekulli ndërroi vitet, por jo zakonin tënd.
Gota ime u mbush me lutje dhe bekim nëne mbrëmë
e unë thashë shumë herë: Gëzuar, o nënë!
Ta thashë te tavolina që rri në duart e tua
dhe jo mbi katër këmbë.
Në ka brenda birit diçka që quhet dhimbje,
që deri në ndërrimin e viteve pret
është krijuar pas modelit tënd
në nëntëdhjetenjë vjet e çdo ditë.
Pse s’të ngjaj në të gjitha në shekullin e lig,
pse urrej unë, o nënë dhe s’jam modeli yt?!

0 comments:

Post a Comment